Ende nuk dihet kush gjuajti me armë në “Beer Fest”

Aktuale

Ende nuk dihet kush gjuajti me armë në “Beer Fest”

Më: 30 korrik 2016 Në ora: 10:05
Mbrëmë pas të shtënave me armë zjarri në “Beer Fest”

Rreth 40 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore si pasojë e panikut që ndodhi mbrëmë pas të shtënave me armë zjarri në “Beer Fest”. Policia ende nuk ka arrestuar personin që ishte shkaktar i gjithë asaj që ndodhi në sheshin “Zahir Pajazit”.

Daut Hoxhaj nga Policia e Kosovës, i ka thënë Kp nëpërmjet telefonit se dyshohet që një persona ka gjuajt në armë, ku si rezultat është shkaktuar panik dhe masa ka filluar të largohet, duke lënduar njëri-tjetrin.

“Është me rëndësi që askush nuk është lënduar nga arma e zjarrit por vetëm nga gërvishjet që janë shkaktuar nga ndonjë objekt i mprehtë”, tha ai.

Ai shtoi se ende nuk ka ndonjë informacion nëse është arrestuar personi që ka gjuajtur me armë, apo edhe iu është konfiskuar arma, megjithatë lidhur me rastin janë intervistuar disa persona. Sipas tij, hetimet janë duke vazhduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat