Publikohen përgjimet "Dosja e shefave III", tani flitet me emra, ja si i shajnë njerëzit - Bota Sot
Publikohen përgjimet "Dosja e shefave III", tani flitet me emra, ja si i shajnë njerëzit

Aktuale

Publikohen përgjimet "Dosja e shefave III", tani flitet me emra, ja si i shajnë njerëzit

Më: 4 gusht 2016 Në ora: 15:05
Adem Grabovci dhe Nijazi Kryeziu, kanë vendosur se kush duhet të jetë anëtarë të Bordit të ndërmarrjes së ujësjellësit të Prizrenit.

Një nga bisedat telefonike të përgjuara të Adem Grabovcit shpallosë mënyrën më të errët se kush duhet të jenë anëtarët e Bordit të Ujësjellësit të Prizrenit. Grabovci bashkë me Nijazi Kryeziun marrin vendimin përfundimtar, përtej kualiteteve të kandidatëve. Kriter për ta është vetëm nëse kandidati është i tyre. Biseda dëshmon se kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha është zgjedhur nga PDK-ja. Hoxha një kohë ka qenë edhe ushtrues detyre i kryeprokurorit të Shtetit.

Adem Grabovci dhe Nijazi Kryeziu, kanë vendosur se kush duhet të jetë anëtarë të Bordit të ndërmarrjes së ujësjellësit të Prizrenit.

Në një bisedë telefonike në mes të shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci dhe nënkryetarit të PDK-së, Dega në Prizren, Nijazi Kryeziu klasifikohen kandidatët në mënyrën më klandestine.

Grabovci, që i telefonon Kryeziu ia lexon 34 emra kandidatësh. Ata seleksionohen nga Kryeziu. Bashkëbiseduesit heqin nga lista kandidatë që nuk u përkasin atyre.

Në këtë bisedë të zhvilluar në nëntor 2011, dëshmohet se PDK-ja në Prizren ka zgjedhur për kryeprokuror, Sylë Hoxhën i cili në të kaluarën ishte zyrtar i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Hoxha ka qenë zëvendësministër i Drejtësisë nga kjo parti.

Teksa Grabovci ia lexon emrat e kandidatëve, Kryeziu i seleksionon ata duke i hequr nga lista kandidatët që i konsideron se nuk janë të PDK-së, por të Eqrem Kryeziut dhe Fatmir Limajt.

Në këtë përgjim tregohet po ashtu se edhe deputeti Nait Hasani, kishte shtyrë përpara emërimin e një të afërmi të tij, por që Kryeziu e heq nga lista.

“34 kanë konkurs”, e njofton Grabovci posa nis biseda.

“Esat Krasniqi, Dalip Hoda, Habib Elshani, ky shkon”, vazhdon ai teksa merr sugjerimin që Esatin ta mbajë të parin në listë.

Ata vazhdojnë heqjen nga lista të shumicës së kandidatëve duke i sharë e fyer dhe duke konstatuar se nuk janë të “tyre”.

Për Fadil Kryeziun, një aktivistë i LDK-së në Prizren, Njazi Kryeziu thotë se duhet të hiqet nga lista sepse mund të veprojë njëjtë si Sylë Hoxha.

“Kush i ka premtu, mos osht dikush prej tonve i paska premtu nashta”, pyet Kryeziu

“Jo, jo s`të thom unë me shti atë, qysh kemi me shti atë po ja bajmë me ta si me Sylë Hoxhën tani na e qin nanën”.

 

Insajderi sjell të plotë bisedën mes Grabovcit dhe Kryeziut.

Kryeziu: Allo

Grabovci: Ej.

Kryeziu : Urno shef!

Grabovci: Çka po bon?

Kryeziu: Qe

Grabovci: Atje te Drini, pe din?

Kryeziu: Po

Grabovc: A e ke, kënd e kem, a s’kem fol hiq as sen?

Kryeziu: Jo se kam të qartë.

Grabovc: 34 kanë konkuru.

Kryeziu: Për në bord a?

Grabovci: hë.

Kryeziu: Po, po unë s`kam as listë as kurgja hiq, kur skam listë qysh kam me të thanë kush ka konkuru.

Grabovci: Esat Krasniqi, Dalip Hoda, Habib Elshani ky shkon.

Kryeziu: Esatin mbaje të parin në listë.

Grabovci: Kënd, Esat..

Kryeziu: Krasniqin, po.

Grabovci: Shkon domëthanë?

Kryeziu: Po. Okej.

Grabovci: Hamëz Rama?

Kryeziu: Hiqe se s’pe nxhoh kush osht.

Grabovci: Ibrahim Bajraktari?

Kryeziu: S’po e nxhoh edhe kta.

Grabovci: Sami Gashi?

Kryeziu: Sami Gashi nuk po e di kush osht.

Grabovci: Xhelal Këpuska?

Kryeziu: Jo, jo.

Grabovci: Blerim Dyla?

Kryeziu: Jo.

Grabovci: Jeton Daku?

Kryeziu: Jo.

Grabovci: Bahrie Besimi?

Kryeziu: Bahrie Besimi?

Grabovci: Hë?

Kryeziu: Jo, s’po e di kush o.

Grabovci: Salih Sallteku?

Kryeziu: Jo, jo.

Grabovci: Fadil Kryeziu?

Kryeziu: Fadil Kryeziu?

Grabovci: Po.

Kryeziu: Kush i ka premtu, mos osht dikush prej tonve i paska premtu nashta?

Grabovci: Se di unë. A me shti a jo?

Kryeziu : Jo, jo s`të thom unë me shti atë, qysh kemi me shti atë po ja bajmë me ta si me Sylë Hoxhën tani na e qin nanën.

Grabovci: Bujar Hasani, më ka thanë Naiti o i joni.

Kryeziu : Bujar Hasani, ja qifsha nanën Naitit se drejtor i LDK-së osht ai. Bujar Hasani. Edhe le ta qin nanën Naiti me ta bashkë. Se drejtor i Eqremit oshtë ai.

Grabovci: Agron Shala?

Kryeziu : Azem Shala?

Grabovci: Agron.

Kryeziu: Agron Shala, jo s`pe di kush osht.

Grabovci: Rexhep Gashi?

Kryeziu: As Rexhep Gashin s’po e njoh.

Grabovci: Avni Caka?

Kryeziu: Avni Cakaj?

Grabovci: Po.

Kryeziu: S`pe di kush osht.

Grabovci: Naser Bajraktari?

Kryeziu: Qyky Naser Bajraktari po të kallxoj ty, ky thirret në emër të Partisë Demokratike edhe u bohet ma me kompetent se na në Prizren kur osht puna për PDK-në. Unë nuk ja di adresën këtij osht… m’doket i Fatmirit osht dikund i Malishëvës anena.

Grabovci: Une se shti pa m’thonë ti.

Kryeziu: Jo, qija nanën mos e shti, se po të kallxoj çka na ka ba tri vjet.

Grabovci: Luan Morina?

Kryeziu: Kush?

Grabovci: Luan Morina?

Kryeziu: Luan Morina, s`pe di kush është.

Grabovci: Bashkim Krasniqi?

Kryeziu: Bashkim Krasniqi, kha na kemi Bashkim Krasniqi…po s’di a osht i joni najkush.

Grabovci: Agim Thaçi?

Kryeziu: Agim Thaçi? Jo.

Kryeziu: Sa kena me i qu na tontit? A?

Kryeziu: Ami ti emrat Agim Thaçi. Amin Rrustemoviq.

Kryeziu: Po smuj, po qysh bre nonen ja qifsha me t`i dhanë emrat kur se di listën, kur se di kush ka konkurue. Esati e di që ka konkurs, se më ka vet.

Grabovci: Po qita janë që…

Kryeziu: Që kanë konkuru.

Grabovci: Drita Grazhda?

Kryeziu: Drita Grazhda, mahet me neve po s’osht me neve, se herën e kalume kur e kemi çue ka thanë më ka çue tjetër kush. A po din?

Grabovci: Atifete Zuma?

Kryeziu: Atifete?

Grabovci: Atifete Zuma.

Kryeziu: S`pe nxho.

Grabovci: Ali Zanaj?

Kryeziu: Edhe kta s’po e nxho.

Grabovci: Memnona Hajdini?

Kryeziu: Memnona Hajdini osht e koalicionit, .. osht grue e mirë. Duhet me e shti… për komunitete duhet me e shti qeto… ish deputete e jonja.

Grabovci: Amir Rrustemoviq.

Kryeziu: Amir Rrustemoviq?

Grabovci: He?

Kryeziu: Po, me mujtë me shti duhet me shti.

Grabovci: Afrim Berisha.

Kryeziu: Kush?

Grabovci: Afrim Berisha.

Kryeziu: Afrim Berisha, s`pe di kush osht.

Grabovci: Shqipe Arifi?

Kryeziu: Shqipe Arifi, osht e LDK-së.

Grabovci: Fat…

Kryeziu: Kush?

Grabovci: Fatmir Pireci?

Kryeziu: Ish-zëdhënës i Eqremit, qija nanën…

Grabovci: Daut Islami?

Kryeziu: Daut Islami, në qoftë se është qaj që po menoj unë, burrë i mirë po s’po di a është qaj që po menoj unë.

Grabovci: A osht i joni?

Kryeziu: Jo sosht.

Grabovci: Halit Isufi?

Kryeziu: Kush?

Grabovci: Halit Isufi.

Kryeziu: Halit Isufi, jo kta s’janë, po si regjion kanë konkuru ktu.

Grabovci: … Mizimi.

Kryeziu: Jo.

Grabovci: Mahir Vllaqo?

Kryeziu: Mahir Vllaqo, vëllau i Naim Vllaqos profesorit, s’janë me neve.

Grabovci: Sarandra Morina?

Kryeziu: Sarandra Morina, s’pe nxhoh, qikjo gjeneratë e re o.

Grabovci: Arben Krasniqi?

Kryeziu: Arben Krasniqi. Jo as kta s’pe nxho.

Grabovci: Qita jon emrat shoqi jam.

Kryeziu: Maj Amirin, Memnunën edhe Esat Krasniqin. Veç kqyre mirë Memnunin … e përdorin kartën e komuniteteve.

Grabovci: Po.

Kryeziu: Në kartën e komunitetve.

Grabovci: Memnunën…

Kryeziu: Amirin edhe Esat Krasniqin.

Grabovci: Fahrie Besimi, Habib Elshani, Esat Krasniqi.

Kryeziu: Po.

Grabovci: Qita unë po i propozoj.

Kryeziu: U ba shef.

Grabovci: Konsultohemi edhe një herë bashkë.

Kryeziu: Hajt.

Grabovci: Hajt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...