Ja çfarë dihet deri më tani nga sulmi në Kuvend

Aktuale

Ja çfarë dihet deri më tani nga sulmi në Kuvend

Më: 5 gusht 2016 Në ora: 00:49
ilustrim

Pas incidentit në objektin e Kuvendit të Kosovës deri në këto çaste mësohet se predha ka rënë brenda oborrit të Kuvendit dhe besohet se e ka goditur edhe katin e dytë, duke shkaktuar disa dëme materiale, si fasadën dhe disa xhama të thyer.

Nga burime jozyrtare mësohet se këtë e kanë bërë dy persona me një motoçikletë, të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes në drejtim të Gërmisë.

Po ashtu bëhet e ditur se të dyshuarit motoçikletës në fjalë ia kanë vënë zjarrin afër lagjes Taukbahçe, në afërsi të një banke.

Nga ky shpërthim nuk raportohet për të lënduar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë shumë policë me njësitë e tyre, nga ajo e forenzikës dhe shumë hetues të tjerë, të cilët e kanë zgjeruar perimetrin e sigurisë tek objekti i Kuvendit.

Veturat që kanë qenë të parkuara në vendin e ngjarjes kane mbetur të bllokuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat