Kuvendi dënon sulmin kriminal: Asnjë kauzë s’arrihet me dhunë

Aktuale

Kuvendi dënon sulmin kriminal: Asnjë kauzë s’arrihet me dhunë

Më: 5 gusht 2016 Në ora: 12:50
Kuvendi i Kosovës

Në seancën plenare të Kuvendit, pas një sulmi që ndodhur në ndërtesën e parlamentit në orët e vona të së enjtes, nga deputetët përfaqësues të popullit, është dënuar ky akt siç është quajtur në deklaratë “kriminal”.

Deklaratën e Kuvendit, e ka lexuar deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu e cila ka thënë se “kjo deklaratë është deklaratë e përbashkët e deputetëve të Kosovës”.

“Dënojmë sulmin kriminal të kryer në Kuvendin e Kosovës. Ky është një sulm mbi shtetin e Kosovës dhe qëllimet tona. Mosmarrëveshjet tona politike do t’i zgjidhim vetëm përmes dialogut politik dhe se asnjë kauzë apo qellim politik s’mund të arrihet përmes dhunës. Ftojmë autoritetet që të bëjnë zbardhjen e këtij sulmi dhe t’i vëmë organet para drejtësisë”, thuhet në deklaratë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat