Xhamitë në Kosovë mbledhin fonde për të prekurit nga përmbytjet në Maqedoni

Aktuale

Xhamitë në Kosovë mbledhin fonde për të prekurit nga përmbytjet në Maqedoni

Më: 8 gusht 2016 Në ora: 14:10
Pamje nga përmbytjet në Maqedoni

Bashkësia Islame e Kosovës ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave në Shkup, pas vërshimeve.

Në njoftimin për media thuhet se ditën e premte më 12 gusht, në të gjitha xhamitë e Kosovës, pas namazit të xhumasë do të organizojmë aksionin humanitar për grumbullimin e të mirave materiale për ndihmë të prekurve nga përmbytjet në Maqedoni.

Ata u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mbështesin dhe të jenë pjesë e këtij aksioni.

Në njoftim të tyre, thuhet se me shqetësim kanë përcjell gjendjen e krijuar nga përmbytjet e ditëve të fundit në lagjet e Shkupit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat