Flet pas arrestimit Driton Çaushi

Aktuale

Flet pas arrestimit Driton Çaushi

Më: 9 gusht 2016 Në ora: 12:57
Driton Çaushi

(E plotësuar) - Pas qëndrimit prej disa minutash në zyrën e grupit parlamentarë të partisë që e udhëheq si nënkryetarë, u arrestua Driton Çaushi i Vetëvendosjes, deputeti që sot hodhi gazin lotsjellës në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës.

Gjatë arrestimit dhe përcjelljes së tij për në makinën policore, Çaushi u deklarua dy herë para medieve.

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, i cili ka hedhur gaz lotsjellës në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme, pas arrestimit ka thënë se Vetëvendosje nuk do të ndalet asnjëherë në luftimin e bandave kriminale që po veprojnë kundër interesave të vendit.

Pas hedhjes së gazit lotsjellës, Çaushi është arrestuar nga Policia e Kosovës, ndonëse një gjë të tillë e kishin kundërshtuar deputetët e tjerë të kësaj Lëvizje, të cilët po merrnin pjesë në mbledhjen e Komisionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat