Vuçiqi vazhdon me avazet e vjetra

Aktuale

Vuçiqi vazhdon me avazet e vjetra

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 10 gusht 2016 Në ora: 14:47
Vuçiq

Deklaratat e kryeministrit Vucicit, rreth çështjes se ai gjoja nuk do të heq dorë rreth Trepçës, Brezovicës, Gazivodës dhe Ujmanit, ka zgjuar debate tek analistët politikë dhe më gjerë. Analistët politik vlerësojnë se Vuçiçi vazhdon me avazet e vjetra dhe ai këtë e bën me qëllim të desatbilzimit të Kosovës sepse e di se si ngjiten shumë këtu për floskulat tij.

 Leon Duhanaj analist politik ka thënë se politika e Serbisë ndaj Kosovës nuk ka ndryshuar asnjëherë, ka ndryshuar vetëm forma dhe qasja, në vend të agresivitetit dhe apetiteve për zhbërjen e shqiptarëve nga Kosova me çdo mjet siç ishte fryma millosheviqiane, tani vazhdon me mjete politike e diplomatike.

Ai ka thënë se Serbia falë shumë aspekteve dhe paaftësisë sonë për të qenë te gatshëm ta ndërtojmë të ardhmen tonë, shtetin tonë me vetëmohim, me dashuri të vërtetë për vendin, me pushtet pa krim e korrupsion, me unitet nacional e jo me luftë politike e me agjentura antishtetërore që financohen me buxhet të shtetit dhe punojnë për zhbërjen e tij. “Falë gjithë këtyre e shumë faktorëve të tjerë Serbia ka arrite të rikthehet dhe të bëhet faktorë për të ardhmen e shtetësisë së Kosovës. Natyrisht këtu duhet pasur parasysh edhe koncesionet e bëra nga diplomacia ndërkombëtare, pasi që Kosova nuk ka arritë të çlirohet me forca të veta dhe, si pasojë e kësaj kanë ndodhur marrëveshje të cilat e kanë ruajtur ndikimin serb në zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Kosova do të avanconte shumë më shpejt nëse nuk do t'i kishim problemet të cilat i kemi shkaktuar me papergjegjësinë tonë dhe që po vazhdojmë edhe sot t'i shkaktojmë”, ka thënë Duhanaj.

Sipas tij, çelësi i problemit është shkaktuar më heqjen dirë nga pala shqiptare nga trashëgimia ortodokse në Kosovë dhe djegia e kësaj trashëgimie në mars të 2004. “Serbia tashmë e ka një hallkë të fortë në dorë falë të bëmave të shqiptarëve. Tani përmes kësaj mundoheq që sa ma shumë të shtri ndikimin, më emër të mbrojtjes së trashëgimisë dhe minoritetit serb. Natyrisht që ata kanë shprehur dhe kanë pretendime të hapura ndaj Kosovës në tërësi, por edhe ndaj disa segmenteve të rëndësishme bë veçanti siç janë: Ujmani, Trepça, Brezovica.”, ka thënë Duhanaj.

Qëllimi kryesor sipas Duhanës, është në Ujman dhe më këtë rast Serbia kërkon shumë për të nxjerrë diçka. Kosova duhet të qëndroj e ngurtë dhe e palëkundur në këtë aspekt. “Por për të qenë e tillë kërkohet unitet politik në vend. Nuk mund të realizohen projektet me interes nacional, nëse kemi përçarje brenda nesh. Në Kosovë ka lëvizje politike me mision shkatërrimin e shtetësisë në emër të "bashkimit" e që shkojnë paralel me interesat e Serbisë, por kërkohet nga të tjerët të mos bijën nën ndikimin e tyre”, ka thënë Duhanaj. Ai ka theksuar se Kosova nuk guxon të pranoj asnjë koncesion në dëm të pasurisë së saj. “Negociatat, nëse nuk çojnë në zgjidhje të pranueshme dhe në zbatim të marrëveshjeve nuk duhet vazhduar. Por edhe për t'i realizuar qëllimet, nuk do ja dalim pa përkrahjen e miqve tanë, që janë edhe garant të ekzistencës sonë. Në këtë kontekst, kërkohet politikë e përgjegjshme ndaj qytetarëve, ndaj vendit dhe ndaj miqve”, ka thënë Duhanaj. Gecaj: Vuçiçi edhe para 17 vitesh zotohej se Serbia kurrë nuk do ta lëshoj Kosovën

Bajram Gecaj zv/ Ministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal ka thënë se ishte pikërisht kryeministri Vuçiq ai i cili para 17 vitesh zotohej se Serbia kurrë nuk do ta lëshoj Kosovën. “Duket se tani ka zbritë në zotime shumë më modeste se atëherë, por të cilave as vet ai nuk u beson. Trepça, Ujmani e Brezovica janë asete të mu asaj Kosove së cilës ai, si ministër i atëhershëm i kasapit të Ballkanit, mundohej t'ia zhbënte popullaten, kanë dështuar atëher dhe do ta pësojnë prap”, ka thënë Gecaj.

Edhe Muhamet Mustafa deputeti nga LDK-ja ka thënë Kosova po përballemi me një luftë primitive politike partiake e cila proceset e shtet ndërtimit po i vështirëson deri në dhembje.

Sipas tij, Vuçiç vazhdon me avazet e vjetra duke deklaruar se gjoja nuk do të heq dorë nga “mbajtja “ e kontrollit tek Trepça, Ujmani dhe Brezovica".

“Ai këtë e bën me qëllim të desatbilzimit të Kosovës sepse e di se si ngjiten shumë këtu për floskulat tij. Ai në fakt edhe në bisedimet e Brukselit është i detyruar të bëjë dialog dhe të pranojë hapa pas hapi realitetin e Kosovës së pavaruar, që nganjëhërë don ta mohojë, duke e luajtur një lojë struci. Me nje taktikë lodhëse të rinegocimit të marrveshjeve tanimë të nënshkruara , me obstrukcion në zbatimimin e këtyre marrëveshjeve, ai po servison tensione ndëretnike dhe pengon edhe rajonin në integrimet europiane”, ka thënë deputeti Mustafa.

Duke folur për Trepçën deputeti Mustafa ka thënë se Trepça ka hyrë në rrugëzgjidhje dhe kjo do të jetë edhe në dobi të komuniteteve minerare në Kosovë duke përfshirë edhe minierat dhe punëtorët dhe Vucic e di se nuk është faktor determinues. “Ai e di se në Akumulimin ujor strategjik të Kosovës në Ujman dhe për ndërtimin e Hirocentralit atje Serbia nuk ka investuar asgjë . E sa i përket Brezovicës , Kosova do gjej investimet të cilat do të jenë në dobi edhe të komunitetit serb në Shtërpce që gjithnjë e më mirë po integrohet në institucionet e Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Ai ka theksuar se është koha e fundit që të heqet dorë nga dhuna me qëllime politike si dhe nga deformimet në funkcionimin e shtetit dhe zbatimin e lIgjit. “Së paku, në mos nga asgje tjetër atherë nga tendencat ashiqare nga Serbia dhe miqtë e saj për destabilzim të Kosovës duhet të kthjellohemi”, ka thënë Mustafa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat