Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Rinisë

Aktuale

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Rinisë

Më: 12 gusht 2016 Në ora: 07:28
Ilustrim

Dita Ndërkombëtare e Rinisë shënohet çdo vit më 12 gusht, datë kjo kur edhe u aprovua me një rezolutë të posaçme nga Asmableja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1999.

Shënimi i kësaj dite ka për qëllim promovimin e aktiviteteve për të rinjtë me qëllim që të pranojë dhe njohë përpjekjet dhe përkushtimin e të rinjve në mbarë botë për përmirësimin e shoqërisë.

Këtë vit, komuna e Prishtinës përmes sektorit të rinisë, do të organizojë një serë aktivitetesh për të rinj në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe tek pishina e “Gërmisë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat