Sportet mund t’i largojnë të rinjtë nga dukuritë negatives

Aktuale

Sportet mund t’i largojnë të rinjtë nga dukuritë negatives

Më: 12 gusht 2016 Në ora: 17:41
Pamje nga aktiviteti

Kanë vazhduar aktivitetet në kuadër të 12 gushtit, Ditës Ndërkombëtare të Rinisë.

Pas aktiviteteve të zhvilluara në sheshin e qytetit “Zahir Pajaziti”,  aktivitetet për nder të kësaj dite kanë vazhduar tek Pishina e Gërmisë, të organizuara nga sektori i rinisë në Komunën e Prishtinës.

Kryetari i Iniciativës Rinore “Kodra e Trimave”, Avni Mavriqi, tha se një nga arsyet pse pjesa më e madhe e aktiviteteve të ditës së sotme kanë qenë me karakter sportiv, është ngase sportet ndikojnë shumë në largimin e të rinjve nga dukuritë negative siç janë  duhani dhe drogat e lehta.

Mavriqi: Sportet mund t’i largojnë të rinjtë nga dukuritë negative

“Sportet mund t’i largojnë prej këtyre rrugëve se e shohim që janë përfshirë bukur shumë rrugëve jo të mira. Sidomos përdorimi i duhanit dhe përdorimi I drogave të tjera të lehta që për neve është pakëz shqetësuese. Ne jemi angazhuar edhe me Këshillin Rinor Për Veprim në Prishtinë, Qendra Rinore e Prishtinës dhe qendrat rinore simotra që janë nëpër qytetet e tjera me bo një paket projekt që do sjellë aktivitete edhe vetëdijesim të të rinjve mu largu të rinjtë nga këto dukuri. Sporti është i vetmi që mundet. Debatet e këto kanë rezultate, po jo edhe aq për shkak se përfshirja e tyre është shumë e vogël. Nëpër sporte të rinjtë përfshihen më tepër,” tha Mavriqi.

Në aktivitetet e zhvilluara tek Pishina e Gërmisë ishin të planifikuara turnire në tri fusha: në not, në basket dhe në futboll por për shkak të motit garat në not nuk janë zhvilluar. Ato do të mbahen gjatë ditëve në vijim varësisht nga moti.

Mavriqi tha se aktivitetet e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë do të pasohen nga Muaji i Rinisë,  ku njëri ndër aktivitetet tashmë ka  filluar, siç është Kampi Veror.

Mavriqi: Ky aktivitet i është dedikuar Ditës së Rinisë

“Ky aktivitet i është dedikuar Ditës së Rinisë të cilën do ta pasojë tash edhe muaji i rinisë. Ne e kemi organizuar kampin veror, i cili tash është vetëm në fazat  e para të kampit dhe do të vazhdojmë deri më 30 shtator. Aktivitetet do të jenë të përgjithshme por në theks të veçantë do të jetë përfshirja e të rinjve sa më shumë në sporte dhe marrja sa më shumë me sport si vlerë edukative e të rinjve që kemi nevojë sot,” tha ai.

Parkouristi  grupit “Atom3on”, Bajram Bajrami tha se kanë marrë mbështetje prej komunës së Prishtinës edhe Ministrisë së Kulturës

Bajram Bajrami: Interesimi i të rinjve në aktivitetet tona është i madh

“Është i rëndësishëm sepse ju jep të rinjve mundësinë të kenë qasje nëpër aktivitete. Mos me nejtë nëpër rrugë të këqija... Shumica prej të rinjve janë duke u përfshi në aktivitete tona,” tha ai.

Grupi i parkouristëve “Atom3on” ka përformuar gjatë pjesës së parë të aktiviteteve të sotme në sheshin e qytetit “Zahir Pajaziti”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat