Myftiu i Kosovës flet për sulmin mbi xhaminë e Velekinës

Aktuale

Myftiu i Kosovës flet për sulmin mbi xhaminë e Velekinës

Më: 15 gusht 2016 Në ora: 20:53
Naim Tërnava

Të dielën pasdite një serb i fshatit Pasjan që është ngjitur me Velekincën, demoloi një pjesë të objektit fetar.

Imami tregoi se keqbërësi brenda kishte hyrë pasi kishte thyer derën e xhamisë.

E nga lartë ai veç demolimit të minares, serbi ofendoi edhe fshatarët.

Të hënën në xhaminë Mulla Idrizi Gjilani në Velekincë u panë edhe pjesëtarë të OSBE që i dokumentuan dëmet.

Aty në vizitë erdhi edhe Myftiu i Kosovës Naim Tërnava, i cili e dënoi aktin e serbit.

Rastin në fjalë e konfirmuan edhe në polici të cilëve iu deshtë edhe ndihma e njësisë special për ta vënë gjendjen nën kontroll.

Fshati Velekincë dhe Pasjan janë dy fshatra të ngjitura me njëra tjetrën në Komunës e Gjilanit në të cilat jetojnë banorë shqiptarë dhe serb por që asnjëherë më parë nuk kishin pasur problem të tilla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat