Quni: Kjo ishte porosia e Joe Biden për Kosovën në vitin 2009

Aktuale

Quni: Kjo ishte porosia e Joe Biden për Kosovën në vitin 2009

Nga: P.R Më: 18 gusht 2016 Në ora: 11:38
Deputetët Anton Quni, Bardhyl Metaj dhe Nuredin Ibishi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish komandanti i UCK-së në luftën e Koshares, Anton Quni, duke komentuar vizitën e zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden në Kosovë, ka kujtuar vitin 2009 kur atë kohë Biden gjatë vizitës në Kosovë kishte një porosi për gjithë botën; "Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme!".

“Joe Biden, zëvendëspresident i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e kishte vizituar Kosovën edhe në vitin 2009, një vit pas shpalljes së pavarësisë. Atëherë ai kishte një porosi për gjithë botën; "Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme!"”, shkruan Quni.

Ja postimi i plotë:

Joe Biden, zëvendëspresident i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e kishte vizituar Kosovën edhe në vitin 2009, një vit pas shpalljes së pavarësisë. Atëherë ai kishte një porosi për gjithë botën; "Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme!"

Nga e mërkura rruga 35 kilometërshe afër kampit “Bondsteel” do ta bartë emrin e djalit të ndjerë të nënpresidentit amerikan Joe Biden, Beau Biden, i cili ka shërbyer pas luftës në Kosovë.

Zevendespresidenti, Joe Biden, kesaj radhe erdhi per ta vizituar Kosoven se bashku me gjithe familjen e tij, nderkaq ne ceremonine e perurimit te rruges ai foli me emocione rreth lidhjes shpirterore qe familja Biden tani me ka krijuar me Kosoven; 

“Kur Beau kishte ardhur këtu, ai ishte dashuruar me këtë shtet, ashtu sikurse më ka ndodhur edhe mua kur erdha këtu. Ja, shikojeni këtë shtet madhështor. E mbaj mend që kur jam kthyer në shtëpi, i rrëfeja bashkëshortes sime Jill, se sa i bukur është ky vend. Ne ju jemi shumë, shumë falënderues. Kemi mbetur pa fjalë!”

Miku yne i madh, para largimit premtoi se SHBA-te do ta mbeshtesin perhere shtetin e Kosoves ne rrugen e demokratizimit, forcimit te rendit dhe ligjit dhe integrimeve euro-atlantike.

Faleminderit, Amerike!

A.Quni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat