AAK demanton PDK-në: Dega në Drenas nuk është shuar

Aktuale

AAK demanton PDK-në: Dega në Drenas nuk është shuar

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 19:24
ilustrim

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me anë të një komunikate njofton se dega e kësaj partie në Drenas nuk është shuar.

“AAK në Drenas nuk është shuar, por disa nga udhëheqja kuislinge e degës ka kaluar në PDK”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.

Sipas AAK-së koordinatori i kësaj dege për Drenas, Zeqir Kiqina, është njëri ndër luftëtarët e orëve të para. Pjesëtar i një familjeje të nderuar dhe me traditë, njeri me një profil e personalitet të pakontestueshëm prej sot është adresa e re e forcimit të Vizionit të AAK-së në Drenas.

“Angazhimi tij në AAK është një mundësi e mirë e Drenasit dhe e përkrahësve të AAK-së , që rrugëtimi i ynë i përbashkët të jetë në drejtimin e duhur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat