Selimi: Ministër, a janë të gjithë terroristë?!

Aktuale

Selimi: Ministër, a janë të gjithë terroristë?!

Më: 1 shtator 2016 Në ora: 14:07
Rexhep Selimi

(E plotësuar) - Rexhep Selimi i Vetëvendosjes, menjëherë pas fjalës së ministrit të Brendshëm, kërkoi fjalën. Selimi tha se Policia e Kosovës nuk është ajo polici çfarë po mundohet ta bëjë shteti.

“Mënyrat dhe forma qysh janë graduar po tregon afera ‘pronto’. Policët e Kosovës janë ata që sot i keni lanë gjithë ditën me copa buke rreth Parlamentit. Ajo çfarë pretendon që Policia paska gjetur, ministër trego sa armë i keni konfiskua në Kosovë, dhe sa helmeta. A janë të gjithë terroriste”, ka bërë një varg pyetjesh deputeti Selimi.

Ai tha se pozita janë  fut në një lojë shumë të rrezikshme, dhe ka kërkuar që të mos përdoret Policia kundër interesave të qytetarëve të Kosovës

Rexhep Selimi: Mos e keqpërdorni Policinë kundër interesave të qytetarëve

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi është shprehur se Policia e Kosovës nuk është ajo, çfare po mundohet ta bëjë pushteti.

“Policia e Kosovës nuk është ajo Polici çfarë po mundohet të bëjë pushtetin, ka gjetur disa individë që në mënyrën e format si janë graduar tregon edhe afera “Pronto”.

“Ata nuk janë policët e Kosovës, policët e Kosovës janë ata që i keni lënë me nga një copë buke dhe i keni lënë gjithë ditën me helmeta në kokë duke u munduar t’i ktheni kundër popullit të vet”.

Selimi i është drejtuar Ministrit të Punëve të Brendshme, Skender Hyseni duke thënë se duhet pasur kujdes.

“Keni kujdes se jeni futur në një lojë të rrezikshme, mos përdorini Policinë e Kosovë për agjendat të cilat nuk e dini as vete, Policia e Kosovës po ven të mirë por jo ato që po i ngarkoni”.

“Mos e keqpërdorni Policinë kundër interesave të qytetarëve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat