Një muaj paraburgim për tre aktivistë të Vetëvendosjes, tre tjerë në arrest shtëpiak

Aktuale

Një muaj paraburgim për tre aktivistë të Vetëvendosjes, tre tjerë në arrest shtëpiak

Më: 1 shtator 2016 Në ora: 15:33
Të arrestuarit e Lëvizjes Vetëvendosje

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për të pandehurit Atdhe Arifi, Egzon Haliti dhe Astrit Dehari në kohëzgjatje prej një muaji duke filluar prej datës 30 gusht deri më 29 shtator.

Ndërsa e njëjta gjykatë ka caktuar arrest shtëpiak prej një muaji për të dyshuarit Frashër Krasniqi,Petrit Ademi dhe Adea Batusha.

 Ky vendim ka ardhur pas kërkesës së prokurorisë Speciale së Kosovës për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën penale kryerje  e veprës terroriste për të pandehurin A.D ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer edhe veprën penale ‘mbajtje a në pronësi, kontroll posedim të paautorizuar të armëve”.

“Arsyet për caktimin e masës së sigurisë janë sepse ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit  A.A, A.D, F.K, E.H, P.A dhe A.B duke vepruar në grup dhe në role të ndara kanë përgatitur dhe planifikuar veprimet e tyre me qëllim të frikësimit serioz të popullatës së Kosovës dhe shkaktimit të pasigurisë së qytetarëve, ashtu që më 4 gusht rreth orës 23:05, nga parkingu i cili gjendet përballë ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, përkatësisht në rr. “Zenel Salihu” në afërsi të ish objektit të ish Gjykatës Komunale në Prishtinë, me raketa-hedhës dore PRG kanë kryer sulm ndaj objektit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me ç’rast nuk ka pasur pasoja në njerëz por vetëm dëme materiale të shkaktuara në muret e ndërtesës si dhe në sallat nr. 301 dhe 402 si dhe dëmtimi i dritares dhe disa veturave zyrtare të cilat ishin të parkuara në parkingun e ndërtesë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Sipas njoftimit të pandehurit me qëllim të zhdukjes së gjurmëve motoçikletën e kanë djegur në afërsi të vendit të ngjarjes është gjetur edhe një shishe mollotovi, ndërsa të nesërmen me 5 gusht  në ora 14:05, kanë dërguar një email në media të ndryshme me përmbajtje “Rugova nuk ka bjeshkë me i dhënë Malit të Zi, sulmi i kemi ba Kuvendit është vetëm paralajmërim për Qeverinë për mos me i shitë tokat e Kosovës”, me çka e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin e kryer.

Ndërkaq me rastin e kontrollit, të banesave të të pandehurve te i pandehuri A.A në tavan të shtëpisë është gjetur një kallashnjikov si dhe karikatori me municion, ashtu përgjegjësinë për këtë e ka marrë babai i tij R.A, tek i pandehuri E.H është gjetur revolja me numër serik D36482 dhe dy fishekë për të cilën përgjegjësinë e ka marrë vllau i tij R.H, ndërkaq tek i pandehuri A.D një revole me dy fishekë e llojit magnum Zastava 357 me numër serik 18841 një kuti me 23 fishekë dhe një sprej me mbishkrimin “Nato” të cilat armë i pandehuri i ka mbajtë pa leje.

“Me veprimet inkriminuese të përshkruara më lartë ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit A.A, E.H, A.D, F.K, P.A, dhe A.B kanë kryer veprën penale: Kryerje  e veprës terroriste,   ndërkaq ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri A .D ka kryer edhe veprën penale  Mbajtja në pronësi, kontroll posedim të paautorizuar të armëve”. Sipas Gjykatës ekziston baza ligjore për caktimin e paraburgimit respektivisht të arrestit shtëpiak kundër të pandehurve të lartcekur sepse po të gjenden në liri apo liri të plotë, duke marrë parasysh veprën penale për të cilën dyshohen të njëjtit,  mund të arratisen dhe mund të jenë të paarritshëm për organet e ndjekjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat