Policia jep detajet e përleshjes mes Noizyt dhe Cozman

Aktuale

Policia jep detajet e përleshjes mes Noizyt dhe Cozman

Më: 13 shtator 2016 Në ora: 17:45
Pamje nga vendi i ngjarjes. Foto: Albulenë Muji/Bota sot

(E plotësuar) -  Policia e Kosovës ka bërë të ditur se si pasojë e përleshjes së djeshme (e martë) në polici janë shoqëruar katër persona.

E kontaktuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar për lirimin e dy të dyshuarve.

Rigels Rajku, i njohur me emrin artistik Noizy dhe Visar Shala, i njohur si Skivi, janë shoqëruar në polici dhe pas procedurës së rregullt janë liruar.

Ndërkaq, Ylber Abdullahu, me nofkën Cozman dhe Albert Krasniqi janë në mbajtje prej 48 orësh deri në vendimin tjetër të gjykatës.

Në ndërkohë, është mohuar përfshirja në përleshje e vëllait të Cozman, Ymer Abdullahu.

Njëherësh, është konfiskuar një revole, për të cilën dyshohet se është përdorur në rastin në fjalë, ndërsa policia ka nisur hetimet për ndriçimin e rrethanave dhe motiveve të rastit që është cilësuar si ‘vrasje në tentativë’.

Theksojmë që Denis Hajri, i njohur si Varrosi, i cili mbeti i plagosur gjatë përleshjes, ndodhet në QKUK ku pritet të merret vendimi për trajtimin e mëtutjeshëm.

Mjeku që e ka operuar reperin Noizy ka treguar  se atij i është hequr një plumb gjatë një ndërhyrjeje kirurgjike.

Mjeku kujdestar në Emergjencën e Prishtinës, Avni Xhafa, ka folur për lëndimet të cilat i ka reperi Rigels Rajku, i njohur me nofkën Noizy, pas incidentit në qendër të Prishtinës.

Ortopedi Xhafa e ka operuar Noizyn pasi ai ishte qëlluar nga një plumb, i cili i është hequr pas një ndërhyrjeje kirurgjike.

“Konfirmoj se Rigels Rajku ka ardhur me një plagë në regjionin gluteal (prapanica) të djathtë si dhe plumbin i cili prezanton në rentgen në të njëjtën anë. Plumbi është hequr ndërsa gjendja e pacientit është stabile dhe pa dëmtime të strukturës kockore dhe neurovaskulare”, ka thënë mjeku Avni Xhafa.

Sipas tij, pacienti ka refuzuar hospitalizimin e mëtejmë.

Noizy është parë në korridorin e Emergjencës pas operimit.

Përveç Noizyt në incidentin e armatosur në qendër të Prishtinës është plagosur edhe shoku i tij, i njohur me nofkën “Varrosi”.

***

Pas përleshjes më Cozamin reperi nga Shqipëria Noizy ka folur për media se ai nuk është i plagosur si dhe ka konfirmuar që do të performoj në Mitrovicë dhe në Ferizaj.

“Nuk jam i lënduar në kokë. Ishte gjaku i dikujt tjetër jo gjak i imi, edhe Varrosi është mirë”, ka thënë Noizy.

***

Gazetarët e Bota sot të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes në momentin e zhvillimit të ngjarjes kanë konfirmuar se Noizy dhe Cozman nuk janë të plagosur.

Lajmin për përleshjen dhe gjuajtjen me armë e ka konfirmuar për gazetën Bota Sot edhe zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

“Në rrugën Tringë Ismajli është plagosur një person dhe tre të tjerë janë shoqëruar në polici”, ka thënë Ahmeti për Bota Sot.

Ajo nuk ka treguar nëse Noizy është ndër të plagosurit.

Nga gjuajtja me armë dhe përleshja në mes të reperëve Noizy dhe Cozman është një person i plagosur,raporton Bota Sot.

Ambulanca është duke pritur në vendin e ngjarjes dhe rruga është bllokuar.

Noizy dhe Cozman janë arrestuar, ndërsa një person tjetër është plagosur. 

***

Reperët Noizy dhe Cozman janë rrahur në parkingun e hotelit Swiss Diamond dhe kanë shtëna me armë.

Bota Sot raporton se fillimisht janë dëgjuar të shtëna me armë e më pas policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka arrestuar reperin Cozman dhe reperin Noizy.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ndihma e shpejtë, pasi dyshohet për të plagosur. 

Gazeta Bota Sot ju sjell pamje ekskluzive nga vendi i ngjarjes./BS/

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat