Përleshja Cozman-Noizy, KMLDNJ viziton të ndaluarit

Aktuale

Përleshja Cozman-Noizy, KMLDNJ viziton të ndaluarit

Më: 14 shtator 2016 Në ora: 12:17
Pamje nga përleshja

Ekipi monitorues i KMDLNj –së ka realizuar një vizitë monitoruese ad-hoc tek të arrestuarit e mbrëmjes së kaluar ku për pasojë mbeten të plagosur dy persona, njëri prej tyre reperi Rigels Rajku i njohur si Noizy.

 Në Qendrën e Mbajtjes në Prishtinë, KMDLNj takoi Ymer Avdullahun dhe Albert  Krasniqin të ndaluar për rastin e lartëcekur.

“Sipas mandatit që ka KMDLNj u kërkoi të ndaluarve të deklarohen vetëm për kushtet dhe trajtimin që u kanë bërë Policia e Kosovës, për të cilën ata u shprehen se nuk kishin asnjë vërejtje”, thuhet në njoftimin për media.

Sipas KLMDNj- së, gjatë qëndrimit në Qendrën e Mbajtjes ata pohuan se stafi është sjellë shumë mirë, janë njoftuar me të drejtat që u takojnë, i kanë vizituar mjekët, kanë angazhuar mbrojtës dhe janë njoftuar familjet e tyre.

Gjithashtu, edhe në momentin e arrestimit Policia e Kosovës i ka njoftuar të ndaluarit me të drejtat që u takojnë.

KMLDNJ ka theksuar Qendra e Mbajtjes sa i përket kushteve fizike nuk i plotëson kushtet as për të ndaluarit dhe as për stafin e angazhuar aty.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat