Vuçiç për Economist: Shqiptarët e serbët janë kombet më të mëdha në Ballkanin perëndimor dhe duhet të bëjnë biznes

Aktuale

Vuçiç për Economist: Shqiptarët e serbët janë kombet më të mëdha në Ballkanin perëndimor dhe duhet të bëjnë biznes

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 15 shtator 2016 Në ora: 23:11
Vucic

Vucic nuk është i frikësuar të ndryshojë mendimin. Në 2005 kur serbët akoma mbanin inatin me britanikët që ndihmuan NATO-n në bombardimin e ish Jugosllavisë, ai editoi librin me titull “English Gay Fart Tony Blair”. Vitin paraprak ftoi ish kryeministrin britanik për këshilla në qeverinë serbe. Koha ndryshon, thotë Z Vucic. Gjatë Luftës së Kosovës ai luante rolin e propaganduesit të Slobodan Milosheviçit, liderit serb gjatë kohës së pastrimit etnik. (Z Milosheviç vdiq gjatë gjykimit në Tribunalin e Hagës, 2006). Por nga 2014, Vucic mban vetë detyrën e kryeministrit. Pika kryesore e planprogramit të tij është integrimi i Serbisë në BE dhe ruajtja e marrëdhënieve të mira me Rusinë, sigurisht.

Shumë persona jashtë dhe brenda Serbisë kujtojnë ditët e tij të zeza, si  “djalë i prapë”, megjithatë ai deklaron se këto persona “jetojnë në vitet 90-ta.”

Z Vucic po shijon kohën në diell. Në fillim të vitit shpalli zgjedhje të parakohshme për të konfirmuar mandatin e integrimit në BE. Koalicioni i tij fitoi shumicë modeste. Në gusht Beogradin e vizitoi Joe Biden, zv.presidenti amerikan i shtetit. Dimitri Medvedev, kryeministri rus pritet ta vizitojë vendin në fund të vitit, ndërsa MJ austriak, Sebastian Kurz e ka quajtur Z Vucic si “ankoruesin e stabilitetit” në rajon.

Pasi tregohet rritja e lehtë ekonomike e Serbisë dhe mbështetja e fuqishme që i dha Vucic kancelares gjermane Angela Merkel rreth refugjatëve, shkrimi vijon:

Pra Z Vucic po demonstron një talent të jashtëzakonshëm diplomatik. Në tetor ai do presë në Nish Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë, ku njerëzit e Serbisë tradicionalisht e kanë parë si armik. Përfaqësuesit e Kosovës që shpallën pavarësinë në 2008, janë ftuar gjithashtu.

“95% e serbëve e urrejnë këtë,” thotë Z Vucic gëzueshëm. Tani shqiptarët dhe serbët janë kombet më të mëdha në Ballkanin perëndimor dhe nevojiten të bëjnë biznes. “Mendoj se është e rëndësishmë.” Nëse serbët nuk e duan këtë, thotë ai, mund ta largojnë atë. Kjo ka pak gjasa të ndodhë./Bota sot

http://www.economist.com/news/europe/21707240-ex-ultranationalist-aleksandar-vucic-europes-most-surprising-europhile-changeling

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat