Hoxhaj në New York kërkon mbështetje për betejat e ardhshme diplomatike të Kosovës

Aktuale

Hoxhaj në New York kërkon mbështetje për betejat e ardhshme diplomatike të Kosovës

Më: 24 shtator 2016 Në ora: 18:54
Enver Hoxhaj në New York

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka vazhduar me takime në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York, ku në fokus ka pasur shtetet me gjeografi të ndryshme globale nga Evropa në Afrikë të cilat e kanë njohur Kosovën.

Sipas njoftimit për media, qëllimi i takimeve ka qenë që të iniciohet një etapë e re e marrëdhënieve me këto vende të cilët e kanë njohur Kosovën por që kanë mundësi dhe interes edhe për fusha të tjera të bashkëpunimit.

Hoxhaj ka zhvilluar takimet me homologët nga vendet si Senegali, Lesoto, Malta, Kuvajti, Gana dhe Emiratet,

Ai ka ngritur nevojën për ta ndihmuar Kosovën në procesin e njohjeve, anëtarësimit në organizata dhe në forcimin e lidhjeve bilaterale.

 “Tashmë jo vetëm procesi i njohjeve të reja është prioritet për shtetin e ri të Kosovës. Por që si me këto vende që kanë njohur të zhvillojmë edhe më tej marrëdhënie dhe që ta ndihmojnë Kosovën në procesin e konsolidimit ndërkombëtar dhe shtrirje së sovranitetit të Kosovës. Kam besim në përkrahjen e miqve kudo në botë” ka thënë Hoxhaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat