Berisha: Shtëpia ime në Tropojë, ishte bazë e UÇK-së

Aktuale

Berisha: Shtëpia ime në Tropojë, ishte bazë e UÇK-së

Më: 24 shtator 2016 Në ora: 22:47
Sali Berisha

Ish kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha thotë se shtëpia e tij në Tropojë, prej nga edhe ai ka prejardhjen, është vënë në shërbim të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë luftës në Kosovë.

Në një intervistë në televizionin “Klan”, Berisha tha se shtëpia e tij ka qenë bazë e UÇK-së, dhe se është dëmtuar nga predhat e ushtrisë serbe.

Ish kryeministri shqiptar tha se nuk e ka ndërmend që shtëpinë e tij ta shndërrojë në muze, por se është duke planifikuar që ta rrënojë, ose rindërtojë atë.

“Ajo ose duhet rrafshuar fare ose duhej rindërtuar. Sepse u dëmtua shumë gjatë luftës së Kosovës. Ajo u përdor si bazë e UÇK-së. Serbët e kanë gjuajtur me mortaja 127-çe sepse donin ta rrafshonin. Predhat nuk ranë anash ndaj edhe ajo shpëtoi”, tha Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat