Në prani të Policisë, një person heq pankartën nga muri i kishës

Aktuale

Në prani të Policisë, një person heq pankartën nga muri i kishës

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 14:15
Pamje nga vendi i ngjarjes

Rreth një orë ka qëndruar pankarta e vendosur në kishën ortodokse. Atë e ka hequr një person pasi që nga vendi i ngjarjes janë larguar studentët dhe të gjitha mediat.

Pankarta ku ishin të ekspozuara fotografitë me masakrat e bëra nga serbët ndaj shqiptarëve është vendosur nga një grup studentësh të UP-së.

Ata kanë kërkuar që kisha të shndërrohet në një muze ku do të përkujtohej gjenocidi I serbëve ndaj shqiptarëve.

Pankarta është hequr në prani të Policisë por kjo e fundit nuk ka reaguar ndaj këtij veprimi, mësohet se personi që ka hequr pankartën nga muri i kishës është i nacionalitetit serb.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat