Fungo: KFOR-i ka kapacitete për ta ruajtur paqen

Aktuale

Fungo: KFOR-i ka kapacitete për ta ruajtur paqen

Më: 26 shtator 2016 Në ora: 18:08
Giovanni Fungo

Komandanti i KFOR-it, gjeneral-major Giovanni Fungo, tha se qëndrueshmëri e situatës së sigurisë në Mitrovicë dhe kudo tjetër është esenciale për KFOR-in, sepse pa situatë stabile të sigurisë nuk mund të ketë qetësi të plotë dhe zhvillim ekonomik.

“Është mirë që kanë filluar punimet për rivitalizimin e urës, sepse ajo simbolizon bashkimin e qytetarëve e jo vetëm lidhjen fizike. Të gjithë duhet të përkujdesemi që të kemi qetësi, mjedis të sigurt, raporte të mira ndërnjerëzore, në mënyrë që të kemi edhe zhvillim ekonomik. KFOR-i do të vazhdoj të punoj me institucione për mirëqenien e qytetarëve dhe zhvillim ekonomik, si dhe do të ndihmoj në zgjidhjen e problemeve që i preokupojnë qytetarët. KFOR-i ka kapacitete që në rast nevoje të ndërmarrë masat e duhura për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, tha ndër të tjera gjeneral-majori Fungo. Ai këto komente i bëri gjatë takimit me kryetarin e komunës së Mitrovicës, Agim Bahtirin, me të cilin ka biseduar për situatën aktuale në Mitrovicë, me theks të posaçëm për aspektin e sigurisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat