Avni Arifi mohon se do të kandidojë për kryetar të Prishtinës

Aktuale

Avni Arifi mohon se do të kandidojë për kryetar të Prishtinës

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 15:43
Avni Arifi

Gara për të parin e Prishtinës në mes partive politike pritet të jetë e “nxehtë” në vjeshtën e vitit 2017.

Disa nga partitë ende nuk kanë vendosur se kush do të jenë kandidatët e tyre për kryetar të komunave.

Ditëve të fundit janë përfolur emra se kush do të udhëheq me Prishtinën e cila aktualisht është nën drejtimin e Shpend Ahmetit nga ana e Vetëvendosjes.

Ahmeti ka thënë se ende nuk ka vendosur se a do të rikandidojë edhe për një mandat të ardhshëm në Prishtinë.

Ndërkaq nga LDK-ja mbrëmë ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka thënë se do të ishte i gatshëm të kandidonte për kryetar të Prishtinës nëse do ta propozonte partia.

Sot në media u përfol emri i kryetarit të degës së AAK-së në Prishtinë, Avni Arifi si kandidat i mundshëm nga radhët e AAK-së.

Por një gjë të tillë e ka mohuar vetë Arifi ka thënë se nuk kandidon.

“Partia e di se që nga zgjedhja ime si kryetar dege jam deklaruar se nuk jamë kandidatë për kryetar, dhe asgjë nuk ka ndryshuar”, ka thënë Arifi.

Zgjedhjet lokale do të mbahen në vjeshtën e vitin 2017. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat