Komuna e Skenderajt dënon arretimin e Nehat Thaçit

Aktuale

Komuna e Skenderajt dënon arretimin e Nehat Thaçit

Më: 30 shtator 2016 Në ora: 17:27
Komuna e Skenderajt

Me një komunikatë dërguar mediave, Komuna e Skenderajt e ka dënuar ashpër arrestimin e nënkolonelit Nehat Thaçi nga Serbia.

“Arrestimi i një zyrtari të lartë të Republikës së Kosovës nga policia e Serbisë me akuza për terrorizëm të nxjerrë nga kryekrimineli Millosheviq gjatë periudhës së luftës, është veprim absurd i llojit të vet, pasi gjatë kësaj periudhe për Serbinë i gjithë populli shqiptar i Kosovës ka qenë terrorist”.

“Jemi të shqetësuar se me gjithë kohën e kaluar që nga lufta dhe me gjithë dialogun e zhvilluar mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, qytetarët e Kosovës vazhdojnë të përndiqen si qytetarë dhe si zyrtarë shtetëror, për periudhën e luftës sonë çlirimtare”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu kjo komunë kërkon nga autoritetet shtetërore të Republikës së Kosovës dhe ato të BE-së që të marrin masa të drejtim të lirimit sa më të shpejtë të Nehat Thaçit, duke u dhënë fund një here e përgjithmonë arrestimeve të përsëritura të këtij lloji.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat