Isufi: Qeveria e Kosovës, më e madhe se e Kinës

Aktuale

Isufi: Qeveria e Kosovës, më e madhe se e Kinës

Më: 30 shtator 2016 Në ora: 23:44
Ahmet Isufi

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, ka deklaruar se Qeveria aktuale po i përul veteranët e UÇK-së të cilët kanë luftuar për lirinë e këtij vendi.

Ai, në emisionin “Kontakt", ka thënë se Qeveria çdo ditë po merr vendime që janë në kundërshtim me interesat e qytetarëve dhe se po e cenon dinjitetin e tyre.

“Nuk mund të ketë arsyetim se janë shumë veteranë të UÇK-së e nuk po ka buxhet për pensione, kur ne po shohim që kemi 20 ministri. Një vend me dy milionë banorë dhe me një territor 11 mijë kilometra ka qeveri më të madhe se të Kinës”, ka deklaruar Isufi.

Duke folur për fyerjen të listave të veteranëve të UÇK-së, Isufi ka thënë se ato lista janë vërtetuar nga komisioni qeveritar dhe se duhet të zbatohen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat