VV: Polica po monton gjyqe politike, kamera, çanta…

Aktuale

VV: Polica po monton gjyqe politike, kamera, çanta…

Më: 4 tetor 2016 Në ora: 11:30
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Lëvizja Vetëvendosje ka realizuar një aksion simbolik para Ministrisë së Punëve të Brendshme, për të kundërshtuar arrestimin e gjashtë aktivistëve të kësaj Lwvizje si të dyshuar për terrorizëm.

Ata kanë vendosur një pankartë para Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku akuzojnë Policinë e Kosovës për siç thonë ata montimin e veprave penale.

“Montojmë gjyqe politike, montojmë çanta me material të rrezikshmërisë së lartë, montojmë shtretër, montojmë kamera, montojmë pllaka”, shkruan në pankartën e vendosur para MPB-së.  

Aktivistja e Vetëvendosjes, Teutë Rrusta, tha se Policia e Kosovës është treguar e aftë në montimin e proceseve gjyqësore pasi që, sipas saj, është treguar e aftë në montimin e çantave me materiale të rrezikshmërisë të lartë. 

Ajo tha se edhe qeveria e Kosovës po vërehet me veprimet e saj që po shkon hapa prapa duke persekutuar opozitën pra duke persekutuar aktivistët e lëvizjes.

Rrusta: Policia e Kosovën bën montime të çantave me rrezikshmëri të lartë

“Policia e Kosovës ofron shërbime të ndryshme për qytetarët përveç misionit të saj që e ka mbrojtjen e tyre. Siç e dini kjo polici është e njohur për skandale duke filluar nga vjedhja në dhomën e dëshmive e deri tek problemi më numërim gjatë kohës së protestave, por kohëve të fundit kjo polici është treguar e aftë në disa aspekte tjera, është treguar e aftë në montimin e proceseve gjyqësore dhe është treguar e aftë në montimin e çantave me materiale të rrezikshmërisë të lartë. Madje kjo Polici është zhvendos në ekrane televizive për një kohë përmes prononcimeve, komunikatash e deklaratash sikur më parë. Pra me një vend si Kosova ku edhe nga organizata ndërkombëtare, qeveria e vendit cilësohet si gjysmë-autoritare, rëndësia e policisë rritet, e krejt çka ka mbërri policia përmes këtyre montimeve është me humb edhe atë pak besim që qytetarët e Kosovës e kanë pas në këtë institucion. Pra, po vërehet që qeveria me veprimet e saj po shkon hapa prapa duke persekutuar opozitën pra duke persekutuar aktivistët e lëvizjes”, tha Rrusta.

Aktivistja Rrusta, tha se do të vazhdojnë me aksione të tilla deri në realizimin e kërkesave të tyre për lirimin e gjashtw aktivistëve të Vetëvendosjes.

Rrusta: Kërkojmë lirimin e 6 aktivistëve

 Lirimi i Egzonit, Atdheut lirimi i Frashërit, Adeas, Petritit dhe lirimi i Astritit janë të domosdoshme përveç se është e drejtë. Ne do të vazhdojmë me aksione tona dhe me protesta të formave të ndryshme deri në çmontimin e rastit”, tha Rrusta.

VV: Polica po monton gjyqe politike, kamera, çanta…

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur një aksion simbolik para Ministrisë së Punëve të Brendshme, për të kundërshtuar arrestimin e gjashtë aktivistëve të kësaj lëvizje nën dyshimin për terrorizëm.

Ata kanë vendosur një pankartë para ministrisë së punëve të brendshme, ku akuzojnë Policinë e Kosovës për siç thonë ata montimin e veprave penale.

“Montojmë gjyqe politike, montojmë çanta me material të rrezikshmërisë së lartë, montojmë shtretër, montojmë kamera, montojmë pllaka”, shkruan në pankartën e aktivistëve të VV-së.

Aktivistja e Vetëvendosjes Teutë Rrusta, tha se

 ky aksion është realizuar me qëllimin që të bëhet çmontimi për rastin e arrestimit të aktivistëve të VV-së.

Sipas saj, Policia e Kosovës  ka bërë montimin e çantave me materiale të rrezikshmërisë së lartë për të dënuar më pas aktivistët e VV-së.

Ajo tha se  Vetëvendosje do të vazhdojë me organzimin e aksioneve të tilla, deri në lirimin e aktivistëve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat