Të pezullohen bisedimet në Bruksel!

Aktuale

Të pezullohen bisedimet në Bruksel!

Nga: Mimozë Lakna Më: 5 tetor 2016 Në ora: 17:14
Ilustrim

“Komisioni për Politikë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës, kërkon nga të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare që të marrin të gjitha masat e nevojshme, që të ndodhë lirimi sa më shpejtë i drejtorit të Policisë Rajonale të Mitrovicës, Nehat Thaçi, në të kundërtën, komisioni vlerëson se përsëritja e këtyre rasteve do të vë në pikëpyetje bisedimet që po zhvillohen në Bruksel”, thuhet në deklaratën e Komisionit.

Drejtori Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës Jugore Nehat Thaçi, po vazhdon të mbahet në paraburgim në Serbi. Edhe përkundër zotimeve, autoritetet e Kosovës nuk kanë ndërmarrë ende asnjë hap konkret për lirimin e tij. 

Teksa në Serbi raportohet, se po bëhet debat ndërmjet Prokurorisë së Nishit dhe asaj të Beogradit, se cila do të merret me rastin e Nehat Thaçit, në Kosovë po vazhdon të diskutohet arsyeja, se përse Thaçi ka hyrë në territorin e Serbisë. 

Lidhur me këtë rast, Komisioni për Politikë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës, ka dalë me një deklaratë të përbashkët në të cilën thuhet, se e ka përcjellë me shqetësim të madh rastin e fundit të arrestimit të drejtorit të policisë rajonale të Mitrovicës, Nehat Thaçi.  Komisioni ka vlerësuar krijimin e Task-Forcës për zgjidhjen e këtij rasti dhe shpreh indinjatën e thellë për këtë rast, duke e konsideruar si një akt i cili mund të provokojë tensione të reja në mes të dy shteteve. 

“Në kohën kur Kosova është e interesuar që të normalizojë raportet me shtetin fqinj Serbinë, ajo me politikat e saj që i takojnë të së kaluarës, vazhdon të vë në pikëpyetje përpjekjet e Republikës së Kosovës dhe të bashkësisë ndërkombëtare për të promovuar paqe dhe stabilitet në rajon.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat