Një sëmundje e re prek gjedhin, dyshohet për antraks

Aktuale

Një sëmundje e re prek gjedhin, dyshohet për antraks

Më: 7 tetor 2016 Në ora: 19:41
Ilustrim

Një sëmundje tjetër ka nisur të përhapet me të madhe tek gjedhet.

Raste të ngordhjes së lopëve veç sa vijnë e shtohen derisa po dyshohet për sëmundje të antraksit e cila bartet edhe tek njerëzit.

Fermeri Afrim Krasniqi thotë se janë të rrezikuar si familje dhe se janë kufizuar në çdo aspekt, për shkak të këtij dyshimi.

Lopët nuk i kanë ngordhur vetëm Afrimit, pasi ka edhe raste të tjera të ngjashme në këtë fshat, të cilat tashmë janë groposur.

Fillimisht, AUVK dyshoi në sëmundjen antraks, mirëpo pas analizave, ato kanë rezultuar negative.

Zyrtarë të këtij Institucioni thonë se ngordhja e lopëve në këtë mënyrë nuk ka ndodhur më parë, për çka po presin rezultatet e analizave të tjera të cilat do të dalin se për çfarë sëmundje bëhet fjalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat