Portugalia tërhiqet nga misioni i KFOR-it

Aktuale

Portugalia tërhiqet nga misioni i KFOR-it

Më: 8 tetor 2016 Në ora: 21:33
ilustrim

Ushtria portugeze do të largohet nga territori i Kosovës në vitin 2017, pas 18 viteve në misionin e NATO-s, vendim të cilin qeveria e Portugalisë e ka arsyetuar me përmirësimin e gjendjes së sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë.

Ministri portugez i Mbrojtjes, Azeredo Lopes, ka thënë se kushtet strategjike dhe operacionale për dërgimin e forcave ushtarake vendore kanë ndryshuar.

“Siguria dhe stabiliteti në Kosovë është përmirësuar dhe kemi një zhvillim më normal në Kosovë”, ka thënë ai.

Këshilli i Lartë i Mbrojtjes Kombëtare ka thënë se tërheqja nga Kosova do të nis në çerekun e dytë të vitit 2017 dhe do të përfundojë në muajin qershor.

Në Kosovë aktualisht janë të vendosur 189 ushtarë portugezë në kuadër të misionit të KFOR-it, raporton portali portugez “portocanal”, por që në periudha të ndryshme, si ajo e pasluftës, kjo shifër ka shkuar deri në 300.

KFOR-i momentalisht përbëhet nga një forcë shumëkombëshe prej 5000 trupash.  

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat