VV: Kujdes, lista e veprimeve që përbëjnë akt terrorist

Aktuale

VV: Kujdes, lista e veprimeve që përbëjnë akt terrorist

Më: 10 tetor 2016 Në ora: 15:42
Njoftimi nga VV-ja

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar sërish në lidhje me arrestimin e gjashtë aktivistëve të kësaj Lëvizjeje si të dyshuar se kanë sulmuar me predhë Kuvendin e Kosovës.

Në lidhje me këtë  aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë realizuar sot një aksion simbolik gjatë së cilit kanë shpërndarë njoftime me logo të Policisë të cilat i thërrasin qytetarët të bëjnë kujdes.

“Drejtor i kësaj policie e cila është e specializuar në montime të rasteve, de facto është Elmi Reçica dhe de jure është Shpend Maxhuni”, thuhet në një komunikatë të VV-së.

 VV ka listuar shtatë veprime që sipas tyre nëse dikush i bën cilësohet si akt terrorist.

 1.            Blerja e telefonit te tregtarët ilegalë në shesh

2.            Blerja e kifleve dhe shkuarja në Fast Food

3.            Udhëtimi me taxi në qytet

4.            Nxjerrja e të hollave në bankomat

5.            Pirja e kafes nëpër kafenetë e qytetit

6.            Blerja e motoçikletës apo posedimi i saj nga ndonjë familjar i juaji

7.            Kritika ndaj RTK-së dhe mos përcjellja e kanali televiziv

Sipas VV-së gjashtë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje  po mbahen në burgje të dyshuar për këto veprime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat