Rama tregon përplasjet me Vuçiçin: Kemi qëndrime të ndryshme për Kosovën

Aktuale

Rama tregon përplasjet me Vuçiçin: Kemi qëndrime të ndryshme për Kosovën

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 10:17
Samiti i Beogradit për Sigurinë

(E plotësuar) - Kryeministri shqiptar Edi Rama i cili është duke qëndruar për vizitë në Serbi, tha se me këtë të fundit ka Shqipëria ka qëndrime të ndryshme për Kosovën dhe Trepçën, por se sipas tij gjërat duhet të zgjidhen përmes dialogut.

Ai tha se duhet krijuar një treg i përbashkët për të fituar të gjithë. Sipas tij, takimi i bizneseve do të sjellë edhe krijimin e Dhomës shqiptaro-serbe.

“Unë besoj se është shumë pozitive, që është përcaktuar një raport, ku gjërat thuhen ashtu siç janë dhe është shumë pozitive, që sidoqoftë, tanimë e vërteta jonë e thjeshtë dhe e qartë lidhur me Kosovën rithuhet në Beograd, si një detyrim i patjetërsueshëm i kujtdo që flet shqip, pavarësisht se nëpërmjet anglishtes, në këtë vend. Nga ana tjetër, sigurisht që është e domosdoshme të vazhdojmë të ndërtojmë urën e paqes, të bashkëpunimit, të forcimit të ndërveprimeve, sepse tek e fundit, nga kjo përfitojnë njerëzit. Nuk duhet ta harrojmë në asnjë moment se njerëzve duhet t’u japim më shumë mundësi për ekonominë, për punësim, për ndërveprim dhe askush prej nesh nuk e ka një vend tregu që të jetë i mjaftueshëm për ambiciet dhe njëkohësisht për çfarë njerëzit meritojnë”, tha Rama për tch.

I pyetur për propozimin e zyrtarëve të Kosovës i cili ishte për shkak të Trepçës,  Rama tha se mendon se njerëzit duhet të bisedojnë edhe kur janë në pozicione diametralisht të kundërta.

“Kush është alternativa tjetër? T’i kthejnë kurrizin njëri-tjetrit? Çfarë zgjidhin duke i kthyer kurrizin njëri-tjetrit? Aq më tepër kur bëhet fjalë për palë, që janë të dënuara të bisedojnë, sepse janë të dënuar të bashkëjetojnë si dy fqinj që i ndan një mur”, tha Rama.

Rama tha se krijimi i Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Serbi është me interes të të dyja vendeve në fushën e zhvillimit ekonomik.

Është shumë e rëndësishme, sepse krijimi i Dhomës së Tregtisë Shqipëri-Serbi, prezantimi i mundësive që sot Shqipëria ofron për sipërmarrësit e këtushëm, dhe mundësitë që sot Serbia ofron për sipërmarrësit e atjeshëm, krijimi i kushteve që sipërmarrësit të takohen me njëri-tjetrin dhe të mund të ndërtojnë nisma të përbashkëta, sjell vetëm gjëra pozitive për ekonominë reciprokisht, për lëvizjen dhe rritjen e hapësirës ku ne krijojmë zhvillim. Shqipëria është një treg i vogël, Serbia është një treg ndoshta pak më i madh, por përsëri shumë i vogël, dhe bashkimi i gjithë këtyre hapësirave për të ndërvepruar është një domosdoshmëri për secilin, interes i secilit”, u shpreh Rama.

Në Beograd u mbajt forumi “E ardhmja e marrëdhënieve shqiptaro-serbe si dhe stabiliteti në Evropën Juglindore” kur mes Prishtinës dhe Beogradit janë dy çëshjte të nxehta: Arrestimi i Nehat Thaçit dhe Trepça.

Pikërisht këto dy çështje ndezën debatin mes dy kryeministrave.

Kryeministri Edi Rama dhe Aleksander Vuçiç perplasen për Trepçen

Aleksandër Vuçiç: Kur Edi lufton për një mbështetje më të madhe të perëndimit nuk ka kufi. Mund të thotë të flasë kundër Moskës, Rusisë ai e bën unë nuk e bëj.

Në Shqipëri nuk ka probleme me cëshjtje territoriale. Serbia ka trajtim në mënyrë të ndryshme

Njerëzit në Serbi duhet ta dinë që kemi pasur mbështetje të madhe nga BE. Nuk ka asnjë organizatë tjetër që mund të angazhohet për Serbinë kështu.

Për Prishtinën kam disa argumente për të thënë se pala tjetër është fajtore por nuk e them. Ata duhet të kishin përfaqësues. Ne do të vazhdojmë dialogun në mënyrë pasionante dhe të duruar pasi është një nga parakushtet për zhvillimin ekonomik për standarde më të mira jetese për popullin serb. Është dicka që duhet ta bëjmë për marrëdhëniet Shqiptaro-serbe, si dy popujt më të mëdhenj në Ballkan.

Unë e di që ata do të thonë që Vuçiç është mik i shqiptarëve, por s’më intereson. Nuk është e lehtë.

Nuk ndalojmë procesin e e dialogut edhe pse kohë pas kohe duket sikur ka një fund të keq në fund të rrugës, por unë mendoj se duhet të gjejmë më shumë kompromise .
Do të investojmë më shumë kohë e energji edhe pse mund të jetë më e vështirë çdo ditë, sepse atmosfera ka ndryshuar tërësisht dhe është shumë e vështirë jo vetëm për palën tonë por dhe për palën tjetër.

Rama: Ne nuk jemi kundër Rusisë. Nuk kemi luksin të mos flasim me njëri tjetrin edhe pse nuk biem dakord. Kosova është aty ku ne nuk biem tërësisht dakord. Pikëpamja ime është se Serbia sa më shpejt të njohë Kosovën aq më mirë është por e kam thënë hapur që dialogu është një mjet i rëndësishëm

Të dy liderët nga Beogradi dhe Prishtina duhen përshëndetur. Trepca është në minierë është në Kosovë, çfarë do të bëni për Trepcën do e transportoni në Beograd?

Ndërsa ata në Kosovë ata duhet të kuptojnë se është minierë e Kosovës dhe i përket atyre njerëzve që jetojnë në Kovovë:  serbë apo kosovarë.

Do vij sërish në Beograd sepse s’më intereson çfarë njerëzit thonë. Kur u largova nga Tirana më quajtën tradhëtarë, ndërsa kur u ktheva isha hero. Jo unë nuk jam asnjëri as tjetri.

 Vuçiç: Ai është një politikan më e mirë sesa unë shfrytëzoi momentin. Guxoj të them se di më shumë se Edi për Trepçën. Nëse ai thotë se është çështje ekonomie  Prishtina bëri lëvizjen më të keqe sa i takon ekonomisë dhe zhvillimit të saj. A mund të gjesh një serb në veri që bie dakord me këtë. Ata nuk donin të flisnin me serbët që punuan në Trepça. I shmangën dhe vazhduan me procedurat. U kujdesën për arsyet e tyre politike të brendshme.

Dhe për rastin e Nehat Thaçit. Nuk di asgjë për të. Kemi hapur kapitullin 23 . Jam paralajmëruar për raste më të vogla, dhe besoj se BE nuk do të ketë standarde të dyanshme por nuk është mjaftueshëm për ne . Nuk ka pasur arsye politike ta ndalojmë.  Besoni se arrestimi i Nehat Thacit u bë për arsye politike? Jo! Ishte një mandat arresti në 1997??

Rama: Ne duhet ta pastrojmë këtë listë sepse vazhdojmë ti kthehemi asaj.

Vuçiç: Jam dakord me ju se duhet ti shikojmë të gjithë dhe duhet ta bëjmë në mënyrë të përbashkët. Duhet të keni të njëjtin qëndrim.

Rama: Kur përmenda Trepçën nuk mora asnjë anë. Qytetarët e Kosovës janë aty dhe ekonomia në pikëpamjen time dhe ju nuk mund ta transportoni këtu minierë.

Samiti i Beogradit për Sigurinë, Rama: BE-ja, rrugë modernizimi për ne

Kryeministri Edi Rama theksoi në Samitin e Beogradit për Sigurinë se ballkanasit duhet ta kenë të qartë se procesi i integrimit në Bashkimin Evropian është “rrugë modernizimi për shoqëritë tona”.

“Ne në Ballkan duhet të jemi të qartë: procesi i BE-së nuk është udhëtim për të shkuar diku sepse njerëzit e presin këtë nga ne, por është rrugë modernizimi për shoqëritë tona”, tha Rama, i cili më tej foli edhe për reformën në drejtësi.

“Kemi nisur një proces që ka qenë i paimagjinueshëm për Shqipërinë dhe sot kemi kaluar një paketë ligjore shumë radikale. Çdokush e ka të qartë: kjo nuk do të ishte e mundur pa mekanizmat e integrimit në BE. Nuk ka mekanizëm tjetër që të na lejojë të dalim nga rruga e një historie jo bujare dhe për të lëvizur përpara. Nuk ka rëndësi se çfarë ndodh me Brukselin, por ne duhet të heqim dorë nga mënyrat fëmijërore”, theksoi Rama.

Image

Ndërsa kryeministri Aleksandar Vuçiç deklaroi se marrëdhëniet e mira në rajon japin më shumë mundësi, por nga ana tjetër shtoi se nuk është shumë optimist për situatën në rajon.

“Sot kemi më shumë marrëdhënie me shqiptarët e boshnjakët. Nëse bëjmë gjëra bashkë, kemi më shumë mundësi. Nëse do të kemi marrëdhënie më të mira politike e tregtare, nuk do të kemi problemi për t’u afruar me Bashkimin Evropian.

Por, nuk jam shumë optimist për situatën në rajon. BE-ja gjithmonë vendos detyra të reja që përcaktohen në mënyrë burokratike”, tha Vuçiç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat