Në Serbi kërkohet ndërprerja e vizitës së Ramës, ja si reagon Vuçiç

Aktuale

Në Serbi kërkohet ndërprerja e vizitës së Ramës, ja si reagon Vuçiç

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 22:57
Edi Rama

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka refuzuar kërkesën e Partisë Demokratike të Serbisë për ndërprerjen e vizitës së homologut të tij, Edi Rama pas deklaratës për pavarësinë e Kosovës.

“Respektoj çdo parti politike, por nuk kam asnjë përgjigje sepse çdokush ka të drejtë të kërkojë çfarë të dojë… sepse nuk mund ta bëjmë këtë për Evropën Perëndimore, Amerikën dhe vende të tjera që kanë njohur Kosovën”, reagoi Vuçiç.

Duke folur për televizionin publik serb, Vuçiç theksoi se, “Rama është një mik i nderuar i Serbisë dhe do të nderohet dhe respektohet në Nish”, ku nis nesër forumi i biznesi shqiptaro-serb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat