Rama dhe Vuçiq takojnë bashkë përfaqësuesit e Luginës

Aktuale

Rama dhe Vuçiq takojnë bashkë përfaqësuesit e Luginës

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 16:16
Takimi

Përfaqësuesit shqiptarë të Luginës së Preshevës kanë zhvilluar takim në Nish me kryeministrin Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq.

Ky ishte takimi i parë i realizuar në prani të kryeministrit të Serbisë dhe atij të Shqipërisë në të cilin janë shtjelluar problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në profilin e tij në tëiter ka shkruar se po zhvillohen angazhime konkrete për të vazhduar përpara.

“ Një shkëmbim i hapur po miqësor pikëpamjesh mes shqiptarëve të Luginës Preshevës dhe km Vuçiç! Angazhime konkrete për të vazhduar përpara”, ka shkruar Rama.

Marrëveshje të arritur e ka konfirmuar edhe Shaip Kamberi kryetar i komunës së Bujanocit i cili ishte i pranishëm ë bisedat e zhvilluar në qytetin e Nishit.

“Një marrëveshje e re, e dakorduar në mes të dy kryeministrave, e që në praktikë do të realizohet nga ministritë e arsimit të të dy shteteve së bashku me Këshillin Nacional, është shpresëdhënëse për zgjidhjen e çështjes së teksteve mësimore për nxënësit shqiptarë”, ka thënë Kamberi.

Në takimin e realizuar në Nish morën pjesë Riza Halimi, Jonuz Musliu, Fatmir Hasani, Shaip Kamberi, Shqiprim Arifi dhe Ardita Sinani.

Ndërsa gjkatë ditës së djeshme ne Hotelin Hyatt në Beograd, Edi Rama vetëm ka takuar delegacionin nga Lugina e Preshevës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat