Berisha kërkon të dalin para ligjit Policët që po “plaçkitin” shtetasit e Kosovës

Aktuale

Berisha kërkon të dalin para ligjit Policët që po “plaçkitin” shtetasit e Kosovës

Më: 16 tetor 2016 Në ora: 14:12
Sali Berisha

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha  përmes një postimi në Facebook ka publikuar një mesazh të një shtetasi të Kosovës i cili ka denoncuar për gjobat e Policisë shqiptare.

Në mesazh thuhet se Policia shqiptare po i ndalin qytetarë e Kosovës të cilët po e vizitojnë shtetin shqiptarë për ti gjobitur për tejkalim të shpejtësisë edhe pse kjo nuk po vërtetohet nga kjo e fundit.

Berisha i ka bërë thirrje prokurorisë shqiptare që ti vendosë para ligjit këtë zyrtarë të Policisë.

“Qytetari dixhital nga Kosova denoncon:

Gjoben, plaçkitjen nga çunat e krimit te Saje qorrit!
I bej thirrje prokurorise te vendose para ligjit banditet me unforme qe plaçkisin me gjoba qytetaret! sb

"Pershendetje Z.Berisha siç po e shihni edhe ne foto sot gjate rrugetimit tonë per ne Tiranë, policia rrugore e Shqiperis na ndalë siç ndalë pothuajse qdo Kosovar qe mësyn Shqiperin dhe dënon-gjobit ( plaqkit ) 61Euro Cash per arsye tej-kalim shpejtësie gjë të cilen nuk arrin as vetë polici te ta deshmoj. Maltretimi nuk mbaron ketu, ata te ndalin patenten me mundsi ri-marrje vetem pas 3dite dhe nese unë si qytetar i Kosoves dua te vazhdoje rrugetimin time drejt Maqedonis ose Malit te Zi nuk mund pa patent shoferin te cilin me ka konfiskuar policia Shqiperis edhe pse e kame paguar Gjoben-Plaqkitjen.
Kjo eshte Mikëpritja vellazerore e Shtetit Shqiptar per ne Kosovaret qe duam ta kalojm nje dite ne Shqiperi. 
Kjo nuk eshte asgje tjeter perveqëse TURP TURP TURP", thuhet në mesazhin e dërguar Berishës nga një shtetas i Kosovës./BS

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat