Beogradi demanton, nuk është arritur marrëveshje Rama-Vuçiç me liderët e Preshevës për tekste as diploma!

Aktuale

Beogradi demanton, nuk është arritur marrëveshje Rama-Vuçiç me liderët e Preshevës për tekste as diploma!

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 18:01
Rama Vucic

“Nuk është arritur marrëveshja në parim ndërmjet kryeministrit të Serbisë Aleksander Vuçiq, kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe liderëve të Luginës së Preshevës, për t’i furnizuar me tekste nxënësit në Luginë dhe njohur diplomat”. Ishin keto disa shrime te disa mediave dhe  deklarata te liderëve nga Presheva, pas kthimit te tyre nga Nishi e Beogradi. Por,. Duket se nuk ishte bash ashtu, sepse autoritetet  serbe sot kane deklaruar pak me ndryshe për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë”.

Forumi i Beogradit pa marrëveshje mes Vucicit dhe Ramës për Luginën. Në Beograd dhe Nish liderët nga Presheva për Ramen dhe Vucicin bënë 160 km për 3 deklarata dhe tri fotografi.. Ne forumin e Beogradit qe u mbajt  javën qe shkoi ne kryeqytetin serb dhe në Nish me nikocir  Aleksander Vucic, ku mori pjesë dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama e me pas edhe lidere nga Lugina e Preshevës duke se ishin me teper takime per fotografi, shtrengim duarsh apo ndërrim te kartvizitave.Themi kështu sese burimet zyrtare nga Beogradi thone se nga vizita e Ramës dhe liderëve nga Presheva ne beogard e as Nish nuk ka pasur kurrëfare marrveshje qe kanë  te bëjnë me tekstet shkollore apo me diplomat për shqiptaret ne Luginën e Preshevës

“Në forumin e  Beogradit  e as në Nish ku mori pjese dhe kryeministri shqiptar Edi Rama nuk ka pasur kurrefare marrëveshje as gojore e as të nënshkruar me kryeministrin tone Vucic, gjegjesisht mes Beogradit dhe Tiranës..” kështu ka deklaruar sot për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë” znj. Suzana Vasileviç shefe e kabinetit të qeverisë serbe duke demantuar disa zëra dhe portale se gjoja “ishte arritur marrëveshje mes Rama-Vucic, për tekstet shkollore dhe diplomat për shqiptarët Luginë”.  Te njejten gje e ka kofmnrimuar edhe znj.Dragica Gavrilovic, zedhënëse e Ministrisë së e Arsimit ne Qeverinë e Serbisë.

Image
Suzana Vasileviç

Sipas shefes se kabinetit “kryeminist Vucic me liderët e Preshevës ka qendruar krejt pak minuta me te cilet  vetem eshtë përshëndetur dhe kanë bërë  një fotografi për kujtim..”

Znj . Vasileviç madje shkrimet e disa portaleve rreth kesaj “marrëveshje” me Rames dhe Vucicit i ka cilësuar spekulative si deklatat e liderëve si fushate dhe për ta mbuluar “biletën”  e rrugëtimit dy ditor Preshevë-Beograd-Preshevë-Nish për një fotografi apo shtrëngim  dore me Vucicn ?!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat