Vuçiq: Nesër do të mësojmë qëllimin e serbëve të arrestuar në Malin e Zi

Aktuale

Vuçiq: Nesër do të mësojmë qëllimin e serbëve të arrestuar në Malin e Zi

Më: 22 tetor 2016 Në ora: 14:36
Aleksandar Vuciq

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ka thënë mediave, se nesër pret që të ketë informacione të sakta në lidhje me rastin e arrestimit Bratislavë Dikiq-it, bashkë me 19 personat e tjerë në Mal të Zi.

Grup ky që u arrestua vetëm pak orë para zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, nën dyshimet se po planifikonte një sulm terrorist.

“Jemi duke bashkëpunuar me Malin e Zi dhe do ta informojmë publikun po sa të kemi informacionin e plotë për këtë rast. Të jeni të sigurt për këtë”, ka pohuar Vuçiq, njofton media.

“Gjithsesi, Serbia dhe Mali i Zi do të bashkëpunojnë dhe në këtë nuk ka asnjë dyshim”. ka shtuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat