KFOR-i përforcohet me trupa ushtarake britanike

Aktuale

KFOR-i përforcohet me trupa ushtarake britanike

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 10:38
KFOR

Britania pritet të dërgojë trupa ushtarake në Kosovë në përkrahje të operacioneve të NATO-s, ka thënë Sekretari britanik i Mbrojtjes.

Sir Michael Fallon ka thënë se rreth 30 ushtarë do të udhëtojnë në fillim të vitit të ardhshëm për t’iu bashkuar KFOR-it në një mision 12 mujor.

Ai tha se në Ballkanin Perëndimor vazhdojnë “të mbesin disa sfida të konsiderueshme të sigurisë dhe të stabilitetit”, raporton BBC.

Ushtarët britanikë do të pozicionohen në Prishtinë, dhe do të përkrahin inteligjencën, mbikëqyrjen dhe operacionet gjurmuese të KFOR-it.

Sir Michael tha: “NATO mbetet një gurthemel i mbrojtjes sonë. Duke vazhduar të mbrojmë sigurinë në Evropë, edhe siguria brenda Britanisë forcohet”.  

NATO thotë se derisa gjendja e sigurisë në Kosovës është përmirësuar gradualisht, KFOR-i është bërë “forcë më e vogël dhe më fleksibile”.

Në KFOR aktualisht vazhdojnë të shërbejnë rreth 4,300 trupa nga 30 vende.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat