Shaip Muja: Koalicioni PDK-LDK i panatyrshëm, më mirë zgjedhje sesa Qeveri pa autoritet

Aktuale

Shaip Muja: Koalicioni PDK-LDK i panatyrshëm, më mirë zgjedhje sesa Qeveri pa autoritet

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 18:27
Shaip Muja

Shaip Muja, anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës që vepron si deputet i pavarur në Kuvend, ka deklaruar se në rast se vazhdohet një qeverisje e këtillë përplot ngërçe, duke mos arritur një rezultat pozitiv shpresëdhënës për popullin, zgjidhja e duhur do të ishin zgjedhjet e parakohshme.

Sipas Mujës, koalicioni LDK dhe PDK është i panatyrshëm dhe verdikti i popullit përmes zgjedhjeve do ta jepte rezultatin e duhur për të krijuar një Qeveri të duhur për vendin.

“Mendoj se deklaratat e Kadri Veselit për Qeverinë janë një analizë e bërë për periudhën që nga fillimi i mandatit të kësaj qeverisjeje”.

“Çdo politikan i ekuilibruar, si z. Veseli në këtë rast, i cili dëshiron të dërgojë mesazh në interes të qytetarëve apo në interes të vendit, e bën një bilanc duke treguar se çfarë arritëm, ku hyjmë dhe ku po dalim”.

“Qeveria po kalon momente të cilat nuk janë shpresëdhënëse për shoqërinë”.

“Në rast se dështimet e partisë janë të vazhdueshme, nëse një Qeveri nuk mund t’i arrijë qëllimet e saj për popullin, atëherë kjo mund të dërgojë në zgjedhje të parakohshme të cilat garantojnë edhe një zgjidhje”.

“Nëse një shoqëri udhëhiqet nga një qeveri joautoritative dhe një lidership i tillë, më mirë do të ishte që të shkohet në zgjedhje. Dhe verdikti i popullit do ta jepte rezultatin e duhur”.

“Të gjithë e dimë që në 2017 është orari i zgjedhjeve lokale, por për zgjedhjet qendrore është në 2018. Nëse ka paaftësi për t’i zgjidhur ngërçet atëherë është më njerëzore dhe burrërore të thuhet se vetëm zgjedhjet do të sillnin një situatë të re”.

“Koalicioni LDK-PDK është i panatyrshëm. Shoqëria e Kosovës është terrorizuar në vitin 2014 nga VLAN-i i famshëm. Mediat kanë pasur shumë material qesharak, me sharje e fyerje”.

“Pas gjashtë muajsh ngërçi dhe pas afro 100 mijë refugjatësh që u larguan nga Kosova, u arrit një koalicion.

“PDK-ja u tregua shumë zemërgjerë dhe e shpëtoi Kosovën nga kriza”.

“LDK-ja duhet të tregohet zemërgjerë dhe të flasë për gabimet e tyre në qeverisje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat