Kolonel Maks Andre Barbacini, shef në marrëdhënie me publikun në KFOR, ka vizatuar redaksinë e gazetës kombëtare “Bota sot” në Prishtinë.
Ai është njohur me punën e gazetës “Bota sot”, ndër vite si dhe aktualisht nga kryeredaktorja Etleva Skonja dhe redaktori i portalit “Bota sot”, Petrit Rudi.
Gazeta “Bota sot”, e cila aktualisht, përveçse në Kosovë, operon dhe në 38 shtete të Evropës si dhe në Amerikë, është ballaquar me shumë sfida dhe sulme.
Risjellim në vëmendje, se në vitin 2001, në shtëpinë e Botuesit Xhevdet Mazrekaj është dërguar një bombë e paketuar në formën e dhuratës. Sot e kësaj dite ngjarja mbetet e pazbardhur.
Gjithashtu, për shkak të denoncimeve të disa skandaleve, dy gazetarë të kësaj gazete janë ekzekutuar. Me 19 tetor 2001, në Skënderaj është vrarë Bekim Kastrati dhe në vitin 2005 në një atenat ka mbetur i vdekur Bardhyl Ajeti.
Të vrarë kanë mbetur edhe dy bashkëpunëtorë të gazetës “Bota sot”, Xhemajl Mustafa dhe Enver Maloku. Sërish në vitin 2004 në Prishtine, një granatë dore u gjet para derës të redaksisë të gazetës “Bota sot”. Por, pavarësisht të gjithave, “Bota sot”, ia ka dalë të qëndrojë në tregun mediatik, në mënyrë dinjitoze.