Mediat serbe: Kosova kushtëzon dialogun me njohje dhe dëmshpërblim të luftës

Aktuale

Mediat serbe: Kosova kushtëzon dialogun me njohje dhe dëmshpërblim të luftës

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 18:44
Ilustrim

Shqiptarët e Kosovës dolën me kërkesa ndaj Beogradit, pa plotësimin e atyre kërkesave ata nuk do të bien dakord për të vazhduar dialogun në Bruksel, shkruan media serbe.

Siç thuhet, në mesin e kërkesave është edhe pagesa e dëmshpërblimeve të luftës dhe garancia që anëtarësimi i Serbisë në BE të jetë i kushtëzuar me “njohjen e shtetit të Kosovës”.

Gjithashtu, synohet që të vendosen kufijtë mes “shtetit të Kosovës dhe Serbisë”, të ketë bashkëpunim në fushat me interes “për të dy vendet”.

Media tjeter shkruan se shqiptarët, pa përmbushjen e këtyre kushteve nuk do të bien dakord për fazën e ardhshme të dialogut me Beogradin. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat