Bajram Gecaj ironi tharëse me partitë opozitare: E keni momentin "historik"!

Aktuale

Bajram Gecaj ironi tharëse me partitë opozitare: E keni momentin "historik"!

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 08:52
Bajram Gecaj

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal Bajram Gecaj, njëherit anëtar i LDK-së, ka bërë një ironi tharëse ndaj partive opozitare që me ngulm po kërkojnë zgjedhje të parakohshme.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se dëshira e tyre tanimë "historike" e dëshpëruese për zgjedhje të jashtëzakonshme u është plotësuar dhe e kanë kohën ti testojnë sondazhet.

Ja statusi i tij i plotë

Partive opozitare më në fund po u plotësohet dëshira e tyre tanimë "historike" e dëshpëruese për zgjedhje të jashtëzakonshme. Tani u ka ardhë rasti t'i provojnë shpatat dhe ti testojnë ato sondazhet e tyre të porositura në terrenin e Drenasit (Gllogovcit)!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat