Vuçiq i paduruar, thërret Mogherinin në telefon, por ja përgjigjja që mori

Aktuale

Vuçiq i paduruar, thërret Mogherinin në telefon, por ja përgjigjja që mori

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 17:36
Vuçiq dhe Mogherini

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq dhe përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini u pajtuan se është e nevojshme të zbatohen menjëherë marrëveshjet e arritura në Bruksel në mes Kosovës dhe Serbisë.

Nëpërmjet një bisede telefonike Vuçiq dhe Mogherini deklaruan se zbatimi i marrëveshjes në Bruksel është kushti bazë për rifillimin e dialogut për çështje të tjera të rëndësishme.

Vuçiq dhe Mogherini u pajtuan poashtu se vazhdimi i rrugës evropiane është i një rëndësie të veçantë, jo vetëm për politikë, por edhe për të ardhmen ekonomike të Serbisë.

Biseda ndërmjet tyre ndodhi siç thonë mediat serbe, pasi Prishtina doli me kushte për Serbia, e cila duhet të përmbushë në qoftë se do të vazhdonte dialogu mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat