18 – vjeçarja vdiq pasi ra nga ndërtesa në Prishtinë

Aktuale

18 – vjeçarja vdiq pasi ra nga ndërtesa në Prishtinë

Më: 30 tetor 2016 Në ora: 14:43
Banesa

(E plotësuar) -  Një vajzë 18-vjeçare ka ndërruar jetë sot pasi kishte rënë nga një ndërtesë në Prishtinë. Vdekjen e ka konfirmuar Policia e Kosovës, e cila ka marrë raportin mjekësor. Ende nuk dihen motivet dhe as mënyra se si vajza nga Prishtina ra nga ndërtesa.

Ka ndërruar jetë personi i gjinisë femrërore që u hodh sot nga një ndërtesë e lartë në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në rrugën Muharrem Fejza, përkatësisht në lagjen “Mati1”.

“M.K e lindur në vitin 1998 ka ndërruar jetë”, bën të ditur Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës.

Motivet dhe shkaqet e vdekjes ende nuk dihen prandaj vdekja e saj cilësohet si vdekje e dyshimtë.

Një femër hidhet nga ndërtesa në Prishtinë, detajet e Policisë

Një person i gjinisë femërore dyshohet se është vetëvrarë në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë, konkretisht në lagjen “Mati1”.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për mediat vendore e ka konfirmuar rastin e hedhjes së një femre nga ndërtesa.

“Rreth orës 12:00 kemi marr informatë se në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë, një person i moshës se re, femër ka rënë nga një ndërtesë dhe është dërguar në QKUK”, u shpreh ajo.

Sipas Ahmetit, nuk dihet nëse personi ka ndërruar jetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat