Abdixhiku pas arrestimit të Kelmendit: Kosova t’i vendos sanksione Serbisë

Aktuale

Abdixhiku pas arrestimit të Kelmendit: Kosova t’i vendos sanksione Serbisë

Më: 31 tetor 2016 Në ora: 20:23
Lumir Abdixhiku

Analisti Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas arrestimit të ish- ushtarit të UÇK-së, Hilmi Kelmendit në Serbi. Ai ka thënë se sot Kosova do të duhej të vendoste sanksione ndaj Serbisë, jo të sillej si agjension turistik.

“Arrestohet edhe një ish luftëtar tjetër në Serbi. Reagimi ynë, këshillim i qytetarëve, mos udhëtoni për në Serbi:, shkruan Abdixhiku në llogarinë e tij në Facebook.

Sipas tij, kosova duhet të vendos sanksione ndaj Serbisë, pasi kjo e fundit po sillet si agjension turistik. Ai thotë se Kosova duhet të bllokoj importin që vjen prej andej.

“Sot Kosova do të duhej të vendoste sanksione ndaj Serbisë, jo të sillej si agjension turistik. Sot Kosova do të duhej të bllokonte secilin import, produkt e mjet që vjen këndej – nga 1 milion euro në ditë – deri sa poshtrimi që i bëhet vendit të merrte fund një herë e mirë. Pak dinjitet s’na bën dëm”, shkruan ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat