AAK'ja ende nuk e ka vendosur nëse do të ketë kandidat në Drenas

Aktuale

AAK'ja ende nuk e ka vendosur nëse do të ketë kandidat në Drenas

Më: 2 nëntor 2016 Në ora: 18:20
AAK

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ende nuk e ka vendosur nëse do të ketë dhe se cili do të jetë kandidati nga radhët e saj për kryetar komune në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në Drenas.

Zëdhënësi i këtij subjekti, Muharrem Nitaj tha se akoma nuk ka një vendim nëse do të ketë kandidat në këto zgjedhje. 

“Jo akoma nuk është vendosur nëse do të kemi apo kënd do ta kemi kandidat.” tha Nitaj.

Ndërkaq, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se nesër ose pasnesër do të caktojë datën se kur do të mbahen zgjedhjet në komunën e Drenasit.

Këto zgjedhje do të mbahen pasi ish-kryetari i Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, një ditë pasi që Gjykata e Apelit, vërtetoi aktgjykimin e Themelores për 10 të akuzuarit në rastin e njohur si “Drenica 2”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat