Rashiq: Marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve nuk kanë qenë kurrë më keq, BE-ja s’po bën asgjë

Aktuale

Rashiq: Marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe serbëve nuk kanë qenë kurrë më keq, BE-ja s’po bën asgjë

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 14:46
Nenad Rashiq

Deputeti i Listës Serbe në Kosovë, Nenad Rashiq, ka thënë se marrëdhëniet në mes të shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë nuk kanë qenë kurrë me keq se tani dhe ka shtuar se duhet ndihma e ndërkombëtarëve për përmirësimin e tyre

Për agjencinë e lajmeve serbe “Beta” në Serbi, Rashiq ka thënë se BE-ja në Kosovë është tërësisht pasive dhe se përfaqësuesit nuk po bëjnë asgjë në përmirësimin e marrëdhënieve në mes të shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë, ku sipas tij, aktualisht gjendja është e keqe.

Ai ka thënë se jotoleranca e shqiptarëve dhe serbëve që janë të pranishëm në institucionet e Kosovës, ka krijuar një gjendje të tillë politike, por që komuniteti ndërkombëtar nuk po reagon.

Ai shtoi se do të jetë i vështirë riparimi i këtyre marrëdhënieve në qoftë se ndërkombëtarët nuk kanë ndonjë ide të përbashkët me shqiptarët dhe serbët e Kosovës për ta kapërcyer gjendjen aktuale.

“Deri më tani unë nuk shoh asnjë nga përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare që promovon multietnicitetin, si në demokracitë e tyre”, ka thënë Rashiq.

Rashiq ka thënë se përfaqësuesit e BE-së në Kosovë së fundmi janë tërësisht pasiv. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat