Gaxherri: Sot koalicioni po funksionon, për nesër nuk mund të them asgjë

Aktuale

Gaxherri: Sot koalicioni po funksionon, për nesër nuk mund të them asgjë

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 18:27
Besa Gaxherri

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, nuk po e sheh në rrezik koalicionin qeverisës.

Ajo ka thënë se për momentin koalicioni mes partisë së saj dhe PDK-së, është stabile.

“Nuk do e përdorja fjalën rrezik për koalicionin, por a po funksionon ose jo. Çfarëdo që ndodh nuk është rrezik, nuk e  përshkruaj me këtë fjalë. Gjithçka duhet të shkojë me mirëkuptim të dyanshëm. Sot koalicioni po funksionon, për nesër nuk mund të them asgjë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat