Mbahen udhëtarët shqiptarë nga autoritetet serbe në aeroport

Aktuale

Mbahen udhëtarët shqiptarë nga autoritetet serbe në aeroport

Më: 7 nëntor 2016 Në ora: 11:21
Ilustrim

Ekuipazhi i kompanisë ajrore Austrian Airlines është detyruar të bëjë ulje emergjente në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit pasi kishte prishje motori në avionin e linjës Vjenë- Prishtinë kjo ka bërë që pastaj autoritetet ajrore serbe  të mos lejojnë largimin e udhëtarëve.

Udhëtarët kishin qenë të frikësuar, pasi që në brendi të avionit dëgjoheshin krisma por edhe bërtima të udhëtarëve gjatë fluturimit e deri në aterrim.

Autoritete ajrore serbe, nuk kanë lejuar që të dilnin udhëtarët nga Kosova për të kërkuar alternativa të tjera udhëtimi.

Udhëtarët vazhdojnë të mbahen aty, dhe nuk dihet kur do të kthehen në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat