Kadri Veseli: Mendjen e kam te zgjedhjet në Drenas

Aktuale

Kadri Veseli: Mendjen e kam te zgjedhjet në Drenas

Më: 8 nëntor 2016 Në ora: 22:18
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli kur është pyetur për zgjedhjet në SHBA, ka thënë me shaka se mendjen e ka te zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen në Drenas.

Veseli në mbrëmjen e organizuar nga Ambasada Amerikane për zgjedhjet në Amerikë ka thënë se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme.

“Kemi të bëjmë me zgjedhjet e një president të një vendi që është shumë mik për Kosovë, shpresojmë të jetë rezultati që e presin të gjithë qytetarët e Amerikës”.

Ai ndonëse nuk e ka pranuar se më kë është, ka thënë se mbështet kandidatin që zgjedhet nga populli amerikan.

“Unë besoj shumë se pa e thënë dihet se cila është dëshira, unë jom për presidentitn të ciline  përkrahin qytetarët e Amerikës.Unë besoj se SHBA-të do të vazhdojnë edhe me më përkushtim përkrahjen ndaj Kosovës dhe besoj fuqishëm që do të gëzohen qytetarët e Kosovës sonte”, ka thënë Veseli. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat