Mustafa: Me reforma evropiane drejt integrimit të Kosovës në BE

Aktuale

Mustafa: Me reforma evropiane drejt integrimit të Kosovës në BE

Më: 9 nëntor 2016 Në ora: 10:26
Mbledhja e Qeverisë

(E plotësuar) - Në mbledhjen e Qeverisë sot është aprovuar kërkesa e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve(KQZ) për ndarjen e mjeteve buxhetore për mbulimin e shpenzimeve për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 4 dhjetor në Drenas.

Shuma e mjeteve të ndara për këto zgjedhje janë 221 mijë  e 500 euro, edhe pse me kërkesë të KQZ-së ishin kërkuar 338 mijë euro, të parapara edhe për balotazh nëse është e nevojshme.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, arsyetoi këtë vendim duke besuar se këto mjete do të mjaftojnë për mbulimin e shpenzimeve për zgjedhjet në Drenas. Ai tha se mjetet financiare do të ndahen nga shpenzimet e paparashikuara.

Hoti: Mjetet financiare do të ndahen nga shpenzimet e pa parashikuara

“Mjetet financiare do të ndahen nga shpenzimet e pa parashikuara me kod 13100 e transferuar në Komisionin Qendrore Zgjedhjeve në programin sekretariatit me kod 14100 shuma prej 12 mijë e 544 euro për paga dhe mëditje dhe nënprogramin zgjedhjet me kod 14200 shuma prej 209 mijë euro në kategorinë ekonomike për mallra dhe shërbime. Këto mjete mbulojnë të gjitha shpenzimet e parapara nga KQZ për raundin e parë të zgjedhjeve. Në fakt kërkesa e KQZ ka qenë për 338 mijë euro që përfshinë edhe raundin  dytë nëse mbahet raundi i dytë, i cili mund të mbahet ën janar. Ne edhe ashtu nuk mund të ndajmë mjete për vitin 2017”, tha  Hoti. 

Qeveria gjatë mbledhjes ka shqyrtuar edhe agjendën për reforma evropiane, ku është kërkuar implementimi i plotë nga Marrëveshja e MSA-së dhe kriteret që duhet të zbatohen nga Kosova në vijën e reformave të kërkuara nga BE-ja.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa tha se agjenda e reformës evropiane ka rëndësi të madhe për Kosovën.  Sipas tij, zbatimi i MSA-së është një paraprijë për anëtarësimin e Kosovës në BE.

Mustafa: Agjenda evropiane kërkon një sinergji nga të gjitha institucionet e Kosovës     

“Është fjala për një dokument tepër të rëndësishëm për ne, i cili tani orienton punën tonë edhe sa i përket pikëpamjes politike dhe ekonomike të implementimit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim rreth krijimit të hapësirës për të ardhmen për integrim në Bashkimin Evropian. Një marrëveshje, një agjendë e cila kërkon një sinergji te të gjitha institucionet e Kosovës dhe të organeve të pavarura”, theksoi Mustafa. 

 Zëvendës kryeministri, Hajredin Kuçi, ka folur më gjerësisht rreth kritereve për implementimin e MSA-sw, ku sipas tij, janë tri fusha, apo tri shtylla kryesore të cilat do të koordinohen dhe kanë për fokus këtë marrëveshje. E para sipas Kuqit ka të bëjë me qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit, e dyta konkurrueshmëria dhe klima e investimeve në Kosovë dhe e treta, sipas tij, ka të bëjë me punësimi dhe sektorin e arsimit.

Këto çështje dhe të tjera  sipas zëvendës kryeministrit do të lansohen më konkretisht më 11 nëntor të këtij muaj, ku së bashku kryeministri Mustafa dhe përfaqësuesin e BE, Johanes Hahn, i cili do të jetë në Kosovë dhe kjo do të jetë një prej prioriteteve kyçe për këtë vit dhe vitin që do të vij. 

Kuçi: Reformat fundamentale kanë të bëjnë me aderimin e Kosovës në kuadër të BE-së

“Marrëveshja do të shërbej si dokument formal për zhvillimin e dialogut të nivelit të lartë politik në mes të Republikës së Kosovës dhe BE-së, dhe do të shtyj përpara zbatimin Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit dhe reformat të tjera fundamentale të tjera që kanë të bëjnë me aderimin e Kosovës në kuadër të BE-së, duke përfshirë në veçanti marrëdhëniet politike, ekonomike dhe institucionale”, theksoi Kuçi.

Ai tha se Marrëveshja do të shërbejë si dokument formal për zhvillimin e dialogut të nivelit të lartë politik mes Republikës se Kosovës dhe BE-së.

Kryeministri Isa Mustafa dhe ministrat Avdullah Hoti, Blerand Stavileci dhe Hykmete Bajrami, kanë njoftuar në mbledhje të Qeverisë për forumin ekonomik që është mbajtur në Londër, të cilët vlerësuan se ka pasur një interesim të madh të bizneseve angleze prej 200 kompanive për shumë sektorë në Kosovë që të vijnë të investojnë.

Mustafa paralajmëroi se shumë shpejt do të mbahen forume ekonomike edhe në Itali, Kroaci, madje kërkoi të mbahet edhe në Greqi.

Qeveria miratoi edhe një varg propozim vendime për shpronësime, të cilat i ka arsyetuar zëvendës ministri i Ambientit  dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala. Po ashtu Qeveria miratoi edhe propozim vendimin për zgjerimin e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik me Forumin Ekonomik të Grave. 

Qeveria aprovon kërkesën e KQZ-së për shpenzimet gjatë fushatës në Drenas

Në mbledhjen e Qeverisë sot është aprovuar kërkesa e KQZ-së për ndarjen e mjeteve buxhetore për mbulimin e shpenzimeve për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme që do të mbahen më 4 dhjetor në Drenas.

Shuma e mjeteve të ndara për këto zgjedhje janë 221 mijë euro, edhe pse me kërkesë të KQZ-së ishin kërkuar 338 mijë euro, të parapara edhe për balotazh nëse është e nevojshme.

Qeveria gjatë mbledhjes ka shqyrtuar edhe agjendën për reforma evropiane, ku zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka treguar për implementimin e Marrëveshjes së MSA-së dhe kriteret që duhet të zbatohen nga Kosova në vijën e reformave të kërkuara nga BE-ja.

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa tha se agjenda e reformës evropiane ka rëndësi të madhe për Kosovën.

Sipas tij, zbatimi i MSA-së është një paraprirje për anëtarësimin e Kosovës në BE.

Qeveria miratoi edhe një varg propozim vendime për shpronësime.

Kryeministri Isa Mustafa dhe ministrat Avdullah Hoti, Blerand Stavileci dhe Hykmete Bajrami, kanë njoftuar në mbledhje të Qeverisë për forumin ekonomik që është mbajtur në Londër, të cilët vlerësuan se ka pasur një interesim të madh të bizneseve angleze prej 200 kompanive për shumë sektorë në Kosovë që të vijnë të investojnë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat