Limaj: Falënderoj Zotin që deri tani nuk kemi pasur viktima në njerëz

Aktuale

Limaj: Falënderoj Zotin që deri tani nuk kemi pasur viktima në njerëz

Më: 9 nëntor 2016 Në ora: 22:55
Fatmir Limaj

Për shkak të reshjeve të mëdha të shiut që kanë rënë gjatë ditës së djeshme dhe sot, të cilat kanë shkaktuar shumë dëme, kryetari i Nisma-s Fatmir Limaj ka falënderuar Zotin që deri tani nuk kemi pasur viktima në njerëz.

Siç ka shkruar Limaj në Facebook, deri më tani Komuna e Malishevës është në situatë më të vështirë nga këto përmbytje, për çka ai shprehu mirënjohje për komunën që udhëhiqet nga partia e tij dhe sipas tij qeveria komunale është shumë e mobilizuar dhe në krye të detyrës së saj.

Postimi i Limajt:

Reshjet e shiut mbrëmë dhe sot kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në disa pjesë të Kosovës. Deri më tani komuna e Malishevës është në situatë të vështirë nga këto përmbytje.
Shfrytëzoj rastin të shprehi mirënjohjen dhe po ashtu mbështetjen tonë për qeverinë komunale e cila është shumë e mobilizuar dhe në krye të detyrës së saj për tu dalur në ndihmë qytetarëve që kanë nevojë.
Gjithashtu, mirënjohje për qytetarët të cilët janë aktivizuar së bashku me qeverinë komunale në ofrimin e ndihmës familjeve të prekura.
Unë pres që organet qendrore të aktivizohen dhe tu dalin në ndihmë zonave të prekura nga vërshimet.
Falënderoj Zotin që deri tani nuk kemi pasur viktima në njerëz.
F. L

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat